Një entuziast 24-vjeçar i elektronikës ka ndërtuar makinën më të vogël “arcade” në botë – një pajisje 2.49 cm të gjatë që mund të luajë lojën Space Invaders.

Kiran Patil tha se ka qenë i magjepsur nga elektronika që kur ishte fëmijë, dhe gjatë viteve interesi i tij e ka çuar drejt eksperimenteve me shumë projekte mikroelektronike.


“Kam ndërtuar shumë projekte elektronike më parë që përfshinin mikrokontrollues dhe ekrane, por ky është projekti i parë arcade që kam provuar,” tha indiani për Guinness World Records.

Makinë arcade e Patil mat 2.49 cm në lartësi, 1.52 cm në gjatësi dhe 1.50 cm në gjerësi. Ajo ka katër butona dhe mund të ekzekutojë një version të emuluar të lojës klasike arcade, Space Invaders.

Ai tha se ideja i erdhi për herë të parë gjatë pandemisë COVID-19.

“Kam ndërtuar një prototip fillestar gjatë asaj periudhe, por ishte mjaft i thjeshtë dhe gjithashtu duhej të zhvilloja më tej pjesën softuerike të projektit. Angazhimet universitare dhe të punës e ndaluan përparimin për një kohë, por në verën e vitit 2025 vendosa të ringjall idenë dhe ta çoj përpara,” tha ai.

Guinness World Records konfirmoi se rezultati i përpjekjeve të Patil është zyrtarisht makina më e vogël arcade në botë. /Telegrafi/