LAJMI I FUNDIT:

Gudulisja e fëmijëve është e dëmshme – është torturë e cila mund të shkaktojë komplikime mjekësore

Gudulisja e fëmijëve është e dëmshme – është torturë e cila mund të shkaktojë komplikime mjekësore

Duke i gudulisur fëmijët ju mund të bëni më shumë dëme sesa dobi.

Të gjithëve na kanë gudulisur herë pas here kur kemi qenë fëmijë, prandaj supozojmë se është normale t’ua bëjmë edhe ne fëmijëve tjerë, transmeton Telegrafi.

Por, rikujtoni ato ditë kur edhe mos vënia e rripit të sigurisë në veturë ka qenë gjë normale!

Fëmijët, veçanërisht ata që gudulisen lehtë, nuk mund të ndalen së qeshuri edhe kur e urrejnë këtë gjë.

Kjo qeshje refleksive u jep prindërve iluzionin se fëmija është duke e shijuar gudulisjen, kur faktikisht nuk është.

Shkencëtarët po ashtu kanë treguar se gudulisja nuk i krijon të njëjtat ndjenja të lumturisë që krijohen kur një person qesh me një barsoletë qesharake.

Gudulisja e krijon vetëm një iluzion të jashtëm se personi është duke qeshur.

Veç kësaj, një person që guduliset zakonisht e humb edhe vetë-kontrollin. Vështirësia për ta fituar kontrollin mund të jetë gjë e turpshme për një fëmijë dhe t’i lë atij kujtime të pakënaqshme për tërë jetën.

Gudulisja si torturë

Gudulisja për një kohë të gjatë është përdorur edhe si mënyrë e torturimit. Gjatë dinastisë Han në Kinë, gudulisja është përdorur si mënyrë e torturës pasi që nuk ka lënë shenja dhe viktima ka mundur të rikuperohet lehtë dhe shpejtë.

Kjo formë e torturës ka qenë ep popullarizuar edhe në Japoni, madje ata e kanë edhe një fjalë të veçantë për të: kusuguri-zeme, që do të thotë “gudulisje e pamëshirshme”.

Fëmija nuk mund t’ju thotë ndaluni

Gudulisja shkakton qeshje të pakontrolluara të cilat janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund ta arrijë një pikë ku personi i gudulisur më nuk mund të merr frymë siç duhet, e as nuk mund të thotë se nuk është në gjendje të vështirë.

Diçka që ka filluar si “argëtuese” shumë shpejt mund të shkaktojë komplikime mjekësore. /Telegrafi/