LAJMI I FUNDIT:

Gucati thotë se do të bëjnë kërkesë që të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale

Gucati thotë se do të bëjnë kërkesë që të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se do të bëjnë një kërkesë që të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale.

Gucati ka thënë për Telegrafin se do të kërkojnë që Gjykata Speciale të mos jetë e njëanshme.


“Ne kemi bërë një peticioni para një viti i gjysmë ku ka qenë rekord me 15 mijë e 800 nënshkrime, ku kemi tentuar që të zhbëhet kjo Gjykatë dhe nuk kemi mundur. Ne prapë në fund të këtij qershori që do të vjen ne prapë do të bëjmë kërkesë qeverisë dhe kryeparlamentarit cili do që do të vjen, do t’i drejtohemi me shkresë që të ndërrohet ligji dhe të futet një amandament që të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime lufte në Kosovë”, ka thënë ai.

Hysni Gucati kryetar i OVL-UÇK-së gjatë intervistës për Telegrafin

Ai ka thënë se të gjithë e dinë se kush ka bërë krime lufte në Kosovë.

“Krime lufte ka bërë Serbia dhe kjo gjykatë nuk duhet të jetë e një anshme por të jetë gjykatë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovës”, ka pohuar ai.

Gucati gjatë intervistës për Telegrafin, ka folur edhe për numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale të cilat po vijnë për pjesëtarët e UÇK-së.

Ftesat e shumta nga Specialja, Gucati thotë se ka informacione që së shpejti mund të ndodhin edhe arrestimet e para
Lexo po ashtu Ftesat e shumta nga Specialja, Gucati thotë se ka informacione që së shpejti mund të ndodhin edhe arrestimet e para

Ai ka thënë se Gjykata është angazhuar shumë kohëve të fundit dhe se edhe muaji nëntor pritet të jetë i nxehtë sa i përket zhvillimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori