LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Dalja e dokumenteve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të jetë kurth për ne

Gucati: Dalja e dokumenteve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të jetë kurth për ne
Foto: Arkiv

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se nga hetuesit e Speciales, në shtator të vitit 2020, ka pranuar vetëm urdhrin për t’i dorëzuar dokumentet dhe jo ndonjë urdhër të gjykatës që i obligon të mos publikojnë dokumente të tilla. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuari Hysni Gucati ka thënë se pasi që hetuesit e Speciales kanë shkuar në zyrat e organizatës e ka kuptuar që dokumentet mund të jenë konfidenciale.

Pas më shumë se një vit qëndrimi në paraburgim në Hagë, ish-pjesëtari i UÇK-së Hysni Gucati është paraqitur në bankën e dëshmitarit para trupit gjykues.


Aty, Gucati ka thënë se dokumentet të cilat kishin arritur nga një person i panjohur në zyrat e organizatës nuk janë kopjuar nga asnjë zyrtar i OVL-UÇK.

“Deri vonë nuk e kam parë konfidenciale që ka shënuar por unë kam thënë që ato dokumente nuk e kemi parë të arsyeshme që ne të jemi sigurim i atyre dokumenteve apo t’i ruajmë sepse nuk kanë qenë dokumentet tona[…]Me më pas thënë dikush që dalin dokumentacione nga Gjykata Speciale nuk kisha besuar, kjo është arsyeja dhe prapë nuk besoj si ka qenë e mundur që këto dokumente të dalin nga zyrat tuaja, kjo mund të jetë ndonjë lajthitje, ndonjë kurth që na keni bërë neve apo ndonjë prapavijë që ju e dini më mirë se ne, kështu unë mendoj”, ka thënë Gucati.

Derisa i është përgjigjur pyetjeve të prokurores Valeria Bolici, Gucati ka thënë se një hetues i Speciales, i cili fliste shqip, se ka shkuar në OVL-UÇK për t’i marrë dokumentet dhe i ka thënë se një gjë të tillë e bënë pas verifikimit që ato janë të Speciales.

Aty, ai thotë të jetë bërë pranim dorëzimi me një letër të cilën e kanë nënshkruar, por mohon të ketë pasur edhe një tjetër urdhër që i ndalon të publikojnë dokumente të tilla.

“Letër të shkruar nuk kam pas, me gojë më ka thënë hetuesi i juaj që fliste shqip më ka thënë me gojë në mes të katër syve kemi qenë duke pirë kafe, ka qenë edhe një hetues suedez edhe një përkthyes…Hetuesi juaj më thotë është e ndaluar që të shumëzohen dokumentacione dhe të shpërndahen, me gojë jo diçka me shkrim, me shkrim ka qenë urdhri për ta marrë dokumentacionin dhe në dokumentacionin e majtë që thash më herët që është në dorën e majtë të Tomës është dorëzim-pranimi i dokumenteve, kjo është krejt”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Gjatë seancës prokurorja Bolici ka insistuar në pyetjet rreth çështjeve gjyqësore në Hagë të Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, duke e pyetur Gucatin nëse i ka përcjellur ato.

“A u informuat më pas për çështjen e Ramush Haradinajt se gjykata kishte shprehur në mënyrë publike vështirësitë që kishin ndeshur me të cilat ishin përballur në sigurimin e provave nga dëshmitarët, për shkak të frikësimit që kishin dëshmitarët”, ka pyetur prokurorja.

Ish-kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka thënë se në atë periudhë kohore ishte pranë vajzës të cilën ka thënë se e ka humbur nga leukemia, dhe gjithashtu ishte duke marrë trajtime mjekësore edhe për shëndetin e tij.

“Nuk e di, as nuk jam interesuar rreth këtyre që jeni duke bërë pyetje ju, mua më ka interesuar kur është liruar i pafajshëm, i jam gëzu vendimit që është liru i pafajshëm kështu që ato çka më kanë hyrë në punë, se të tregova kisha problemet e mija unë jam operu 27 herë deri në vitin 2018 jam operu, nuk jam marrë me atë punë më vjen shumë keq”, ka thënë Gucati.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori