Guardiola: Rodri është një lojtar i madh

290:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 03: Rodrigo Hernandez "Rodri" of Club Atletico de Madrid runs with the ball during the La Liga match between Real Betis Balompie and Club Atletico de Madrid at Estadio Benito Villamarin on February 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka refuzuar të tregojë lidhjet me mesfushorin e Atletico Madridi, Rodri, por nuk ka fshehur simpatinë për të.
Rodri luajti në sezonin e tij të parë tek Atletico Madridi pasi bashkimit nga Villarreal verën e kaluar.
Mesfushori spanjoll ishte mbresëlënës dhe pati shumë komplimente për paraqitjet e tij duke bërë shumë skuadra të njohura për vete.
Spanjolli thuhet se është në prag të bashkimit me kampionët e Ligës Premier në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh.
Është edhe vet trajneri spanjoll, Guardiola, i cili ka folur fjalë të mëdha për Rodrin.
"Nuk kam asnjë ide nëse Rodri do të vjen te City. Do ta shohim"
"Ai është një lojtar i madh", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































