Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Liverpoolit në Anfield.

Spanjolli është shprehur i lumtur me fazën mbrojtëse, por jo dhe atë sulmuese dhe normalisht që nuk mungoi edhe komenti për penalltinë e humbur të Ruyad Mahrez.


"Ne i kontrolluam mirë kundërsulmet e tyre, mbrojta jonë me katër ka qëndruar mirë. Skuadra ka tentuar të ndërtojë lojën me durim, por mungonte finalizimi. Nuk kemi krijuar shumë në zonën e golit".

Klopp Guardiola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Guardiola ka komentuar edhe humbjen e penalltisë nga Mahrez:

"Ai kishte guximin të gjuante penalltinë.  Gjatë stërvitjes është i përsosur, nuk gabon kurrë. Gjëra që ndodhin".

Pas këtij barazimit City dhe Liverpooli së bashku me Cheslean kanë nga 20 pikë në këtë fillim kampionati.

Ndeshja e ardhshme e Man Cityt është kundër Burnleyt. /Telegrafi/

telegrafi sport app