LAJMI I FUNDIT:

Guardia di Finanza sekuestron paratë e “shefit” të Antonio Gallos, 360 mijë eurot ishin fshehur në murin e një vile

Guardia di Finanza sekuestron paratë e “shefit” të Antonio Gallos, 360 mijë eurot ishin fshehur në murin e një vile

Guardia di Finanza Italiane gjatë një operacioni të ekzekutuar, ka sekuestruar 360 mijë euro të kryebosit mafioz Ndranghetës, Alfonso Mannolo, i familjes MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, me veprim në komunën San Leonardo di Kutro për llogari të të cilit, vepronte sipërmarrësi italian Antonio Gallo.

Gallo është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Basso profilo” dhe i akuzuar për aktivitet kriminal mafioz, riciklim parash, mashtrim fiskal e faturim të falsifikuar kompanish fiktive me pronarë dhe disa shtetas shqiptarë.


Bosi mafioz Alfonso Mannolo është arrestuar pak kohë më parë dhe operacioni i sotëm i koduar “Para të kuqe gjaku” ka çuar në zbulimin e kasafortës ku ai kishte fshehur rreth 360 mijë euro të fituara nga aktiviteti kriminal i kërcënimit, zhvatjes e trafikut të drogës.

Kasaforta u gjet në murin e një vile në zotërim ta familjes mafioze dhe pas një urdhri kontrolli policor lëshuar nga Antimafia italiane.

Operacioni i sotëm “Para të kuqe gjaku” u drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri.

Mafiozi Alfonso Mannolo konsiderohet si një nga bosët kryesor të Ndranghetas kalabreze.

Emri i tij është përfshirë në dosjen hetimore e në përgjimet e antimafias italiane në operacionin “Basso Profilo”,

U arrestua pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Malapianta”, i cili zbardhi se Ndrina mafioze e drejtuar nga ai, MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, kishte degë jo vetëm në Calabri por dhe në Puglia, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna e me projektime investimesh jashtë kufirit italian. /oranews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori