Grupi tetovar Kërpudhat shpërblehen me çmim në "The Akademia Music Awards" në L.A (Foto/Video)

Grupi shqiptar nga Tetova, Kërpudhat janë shpërblyer së fundmi me një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin "The Akademia Music Awards", i cili mbahet në Los Angeles.
Ata janë shpërblyer me çmimin "Best Rock" për muajin maj 2017 me këngën e tyre "You don't Care".
"Kërpurdhat ulërojnë jashtë derës me një zë që pret si një sharrë - ose shkrijnë zemrat me dëshirën e tyre të fortë - dhe pjesa tjetër e bendit është duke e mbytur poashtu", shkruhet në përshkrimin e faqes zyrtare të kësaj Akademie.
Ky është një tjetër sukses i madh për rock-un shqiptar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































