Grupi amerikan i njohur për muzikën e tij bluegrass, “Never Come Down”, ka ardhur për herë të parë në Kosovë si pjesë e një turneu evropian të organizuar nga American Music Abroad (AMA) dhe American Voices.
Ky është koncerti i tyre i parë në Evropë, dhe pritja e ngrohtë që kanë marrë ka qenë mbresëlënëse për ta.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Crystal Lariza, këngëtarja kryesore, dhe Joe, një nga anëtarët e grupit, ndanë përvojat e tyre të para në Kosovë dhe emocionet që sjell ky turne.
Crystal Lariza e përshkruan ardhjen në Kosovë si një përvojë të veçantë: “Të gjithë kanë qenë shumë të ngrohtë, mikpritës dhe të sjellshëm. Është vërtet bukur të ndihesh i mirëpritur në këtë mënyrë. Ushqimi këtu është fantastik”.
Ajo tregon se emri i grupit, Never Come Down, simbolizon dëshirën e pandalshme për të performuar dhe për të qëndruar gjithmonë në skenë: “Thjesht duam të vazhdojmë të luajmë dhe të luajmë pafundësisht.”
Lariza shpjegon se diversiteti muzikor i anëtarëve të grupit e bën këtë eksperiencë të pasur dhe unike. Ajo e konsideron bluegrass-in si gjininë që i bashkoi dhe i frymëzoi të krijonin muzikë origjinale, duke ndërthurur influenca nga soul-i, folk-u dhe Americana.

Joe, nga ana tjetër, shpreh emocionin e tij për koncertin në Kosovë, duke theksuar vendin unik të performancës: “Është hera jonë e parë që luajmë në një strehë kundër bombave, dhe kjo është mjaft emocionuese. Do të luajmë muzikën tonë origjinale, që përfshin bluegrass, folk dhe Americana”.
Ai tregon se grupi është shumë mirënjohës për mundësinë që u është dhënë për të krijuar lidhje përmes muzikës: “American Music Abroad dhe American Voices na dhanë këtë mundësi të jashtëzakonshme, dhe jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij turneu”.

Turneu i tyre përfshin performanca në pesë vende të Ballkanit: Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Slloveni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Pas koncertit të suksesshëm në Kosovë, ata do të vazhdojnë në Pejë për një tjetër performancë, duke sjellë energjinë e tyre në qytete dhe hapësira të ndryshme, përfshirë një qendër për të moshuarit.
Për të gjithë ata që i ndoqën apo do të ndjekin në performancat e ardhshme, Lariza ka një ftesë të hapur: “Ju lutem, ejani dhe na përshëndesni. Jemi miqësorë dhe do të donim t’ju takonim. Është një shkëmbim social, jo vetëm ndarje e muzikës sonë”.

“Never Come Down” janë jo vetëm artistë të pasionuar, por edhe ambasadorë kulturorë, që sjellin një pjesë të Amerikës përmes tingujve të tyre dhe ndërtojnë ura miqësie përmes muzikës. Kosova ishte stacioni i parë i një udhëtimi emocionues, dhe përvoja e parë në këtë vend i ka lënë ata të magjepsur. /Telegrafi/
* Ky koncert është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit