LAJMI I FUNDIT:

Grupi Marigona vazhdon kthimin, mbështetet nga “FiveStar”

Grupi Marigona vazhdon kthimin, mbështetet nga “FiveStar”

Pas pesë vjetësh, grupi i famshëm muzikor “Marigona”, shfaqet në sheshin e Ferizajt me një koncert të madh.

Saktësisht, nesër (e enjte), në orën shtatë të mbrëmjes – para objektit të Komunës së Ferizajt. Në ambient të hapur dhe pa pagesë. Si një dhuratë për kosovarët që e admirojnë këtë grup dhe zhanër të muzikës.

Koncerti po organizohet për hir të 25-vjetorit të ekzistencës së këtij grupi nga Mitrovica.

Organizimin dhe iniciativën për eventin e ka bërë kompania e sallave sportive “FiveStar”.

“FiveStar”, gjithashtu do ta organizojë të njëjtin koncert edhe në qytetin e Gjilanit, e më vonë edhe në atë të Prizrenit.

Para disa javësh, grupi “Marigona”, pati edhe një performancë brilante në ambientet e Universitetit të Prishtinës që e organizoi “Banka Pro Credit”.

Bendi “Marigona” mbetet një prej grupeve më të famshme, të dëgjueshme dhe kreative në tregun e muzikës kosovare.

Grupi ka vite që nuk është aktiv por ende këngët e tyre si “Sonte”, “Ani nasht”, “Mitrovica”, “Më plase”, “Ajshe” dhe shumë tjera mbesin të dëgjueshme.

Artikull i sponzorizuar