– Mbi 6’900 m2 komplekse banimi, me vlerë 68 milionë euro
– Ndërtesa inteligjente, teknologji moderne
– Partneritet me disa nga firmat më të mira arkitekturore
Për mediat austriake, Grupi BALFIN ka pohuar zhvillimin e 5 projekte në sektorin e pasurive të paluajtshme në Austri. Me një sipërfaqe totale prej 6,900 m2, komplekset e banimit ndodhen në zemër të Vjenës, si dhe në qytetin piktoresk të Gmunden në Austrinë e Sipërme.
Me një vlerë totale prej 68 milionë eurosh, këto projekte, të ndërmarra nga Balfin Austria, tregojnë një rritje eksponenciale të pranisë ndërkombëtare të Grupit dhe investimeve në pasuri të paluajtshme jashtë Shqipërisë.
“Ne duam të ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme jetese, duke zbatuar standardet më të larta arkitekturore. Kjo është arsyeja pse zhvillimet e Balfin Austria janë ndërtuar duke përdorur teknologji moderne dhe materiale premium. Ndërtim ekologjik, kursim energjie, integrime inteligjente (smart home) dhe parkim nëntokësor me karikim elektrik janë disa nga veçoritë e projekteve,” thotë Alban Caslli, Drejtues i Balfin Austria.
Për të gjitha projektet e ndërtimit në Austri, BALFIN ka bashkëpunuar me firmat më të mira arkitekturore në Vjenë, si BEHF.
Tre projektet e projektet e përfunduara janë:
– Green Hill Suites, i vendosur në distriktin historik të 19-të në kryeqytetin austriak, një nga zonat më prestigjioze të banimit, mes gjelbërimit me pamje nga qyteti. Green Hill Suites është cilësuar nga kompanitë më të mirënjohura të pasurive të paluajtshme si një nga projektet më cilësore të Vjenës për vitin 2024.
– Wien Mitte Living, në afërsi me distriktin e parë dhe Katedralen ikonike të Shën Stefanit, është një kombinim i trashëgimisë arkitekturore të Vjenës dhe ditëve të sotme. Projekti është i pozicionuar në qendër të kryeqytetit, pikërisht në mes të rrugës së njohur tregtare Wien – Mitte, një zonë e gjallë e frekuentuar nga turistët e shumtë.
– Ndërkohë, Bright Side ndodhet në qytetin magjepsës turistik dhe historik të Gmunden. Ky projekt është konceptuar si shtëpi luksoze banimi por edhe pushimi, e fshehur në Kodrën e Diellit me pamje nga liqeni Traunsee.
Dy projekte të tjera, Riverside Forest Residences dhe City Lake Apartments, ndodhen në zona ekskluzive në Gmunden. Kompania pritet të shpallë projektet e ardhshme brenda këtij viti.
Vizioni i pasurive të paluajtshme
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme të Grupit BALFINfilloi në vitin 2002 në Shqipëri, me zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale, duke rinovuar më tej tregun me zhvillime të ndryshme, të cilat i ka ndërmarrë edhe në kryeqytetin fqinj Shkup.
Në një event të veçantë të 30-vjetorit të BALFIN në mesin e vitit 2023, Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i Grupit, njoftoi zgjerimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke operuar pikërisht në industrinë e pronave të paluajtshme, me projektin e tij të parë në Nju Jork. Dhe vetëm së fundmi në prill, korporata zbuloi se ka hyrë edhe në tregun kanadez të pasurive të paluajtshme, me një projekt fillestar në Vankuver. Kjo çon gjurmën e pasurive të paluajtshme të BALFIN në 5 shtete dhe në 2 kontinente.
Çfarë po e shtyn BALFIN-in të investojë njëherësh në pasuri të paluajtshme në këto tregje të vështira, duke mos u larguar njëkohësisht nga industria në Shqipëri, ku deri tani ka qenë kryesisht aktiv?
Sipas broshurës së tij të pasurive të paluajtshme për vitin 2023, projektet e përfunduara të BALFIN arritën në mbi 480 milionë euro investime. Për më tepër, Grupi raportoi projekte në vazhdim me vlerë 1.2 miliardë euro.
Në mënyrë të dukshme, BALFIN po shkëlqen financiarisht dhe po riinveston strategjikisht fitimet e tij për të përmbushur aspirate të guximshme. Duke iu kthyer përvjetorit të 30-të vitin e kaluar, kryefjala e tij “horizontet e reja” ishte mëse e vërtetë pasi kompania është investuar mjaft mirë në zgjerimin ndërkombëtar.
Grupi BALFIN numëron aktualisht mbi 5,000 punonjës në 11 shtete dhe një portofol të larmishëm kompanish që operojnë në shitje me pakicë dhe shumicë, pasuri të paluajtshme, menaxhim asetesh, sistemin bankar, hoteleri-turizëm, logjistikë, energji dhe arsim.
Edhe pse drejtues të lartë kanë shprehur kohë më parë vëmendjen në rritje të Grupit ndaj pasurive të paluajtshme dhe turizmit, kjo seri e investimeve dhe zhvillimeve të fundit në zemër të Evropës dhe përtej oqeanit po shfaq ambicien dhe fokusin e tij ndërkombëtar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje