LAJMI I FUNDIT:

Grupi ABBA rikthehen pas 40 vitesh me album të ri, organizojnë gjithashtu edhe një turne virtual

Grupi ABBA rikthehen pas 40 vitesh me album të ri, organizojnë gjithashtu edhe një turne virtual

Grupi i famshëm ABBA ka zbuluar se ata do të publikojnë këngët e tyre të para të reja në 40 vjet, në formën e një albumi të ri dhe do të realizojnë një turne virtual me ‘hitet e tyre më të mëdha’.

Agnetha Faltskog, 71 vjeçe, Bjorn Ulvaeus, 76 vjeç, Benny Andersson, 74 vjeç, dhe Anni-Frid Lyngstad, 75, po kthehen me një koncert revolucionar dhe album të ri, i cili do të titullohet “Voyage”.

Bjorn dhe Benny u panë duke arritur në Londër të enjten përpara se të bënin njoftimin ‘historik’, para se të dilnin gjatë një interviste të drejtpërdrejtë.


ABBA do të nxjerrë albumin e tyre të ri më 5 nëntor, pasi grupi legjendar i popit suedez publikoi albumin e tij në vitin 1981 kur publikuan “The Visitors”.

Interpretuesit e hiteve janë bashkuar me një ekip prej 850 vetësh nga ‘Industrial Light & Magic’, themeluar nga George Lucas – për të krijuar versione digjitale të tyre për koncertin, duke përdorur teknika të kapjes së lëvizjeve dhe performancës disa mujore.

Përvoja e koncerteve të Grupit ABBA do të hapet më 27 maj 2022 në ‘ABBA Arena’, e cila është një arenë e avancuar me kapacitet prej 3000 vetash, e vendosur në Parkun Olimpik ‘Queen Elizabeth’ në Londër.

Duke diskutuar planin e tyre për turneun, Bjorn tha: “Ne jemi këtu në Londër për të shpallur muzikën tonë të re, ajo do të zhvillohet pak pas nesh në arenën e sapo ndërtuar”.

Benny tha: “Unë nuk kam qenë atje për 40 vjet”.

Duke shpjeguar se si lindi ideja, ai tha: “Fillimisht ishin dy këngë, pastaj thamë disa të tjera. Pastaj thashë, mirë pse të mos bëjmë vetëm një album të tërë”.

“Kënga e parë ‘I Still Have Faith In You’, thjesht e dija se duhej të ishte për ne. Bëhet fjalë për të kuptuarit se është e pabesueshme të jemi aty ku jemi, asnjë imagjinatë nuk mund ta ëndërrojë atë”.

“Për të nxjerrë një album të ri pas 40 vjetësh dhe akoma të jeni miqtë më të mirë dhe të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit, besnikëri e plotë, kush e ka përjetuar këtë askush”.

Koncerti do të shfaqë dy këngë të reja të Grupit ABBA, ‘I Still Have Faith In You’ dhe ‘Don’t Shut Me Down’, si dhe këngë nga albumi i tyre i ardhshëm.

Të katërt më parë thanë se ata kurrë nuk do të reformoheshin pavarësisht popullaritetit të tyre të madh në mbarë botën, dhe arritën në më shumë se 400 milionë shitje albumesh për 50 vjet.

Grupi, i cili është po aq i famshëm për veshjet e tij shkëlqyese sa edhe meloditë e tyre tërheqëse, pati sukses fenomenal me një varg hitesh në vitet 1970 dhe në fillim të viteve 1980, pasi fituan Eurovisionin në vitin 1974 me këngën “Waterloo”.

Grupi u nda në vitin 1982 dhe i rezistoi me vendosmëri të gjitha ofertave për të punuar përsëri si formacioni origjinal. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori