Grujevski dhe Boshkovski dorëzojnë ankesë kundër vendimit për ekstradimin e tyre
Gjykata Supreme në Athinë do ta shqyrtojë ankesën e shkallës së dytë të dy ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Sipas avokatit të tyre në Greqi, ankesa për Goran Gruejvskin është prej 75, ndërsa për Nikolla Boshkovskin prej 65 faqeve. Kostas Hatziioannou, duke folur për portalin e Selanikut Voria, siç njofton korrespondenti i MIA-a nga Athina, pohon se nuk ka qenë e realizueshme që Këshilli i gjyqtarëve për vetëm 1,5 ditë t’i shohë të gjitha argumentet dhe të gjithë dokumentacionin në 17.000 faqe.
“Ne i besojmë jurisprudencës greke, por duhet të theksoj se vendimi konkret ka më shumë veçori, për këtë edhe më vonë dolëm nga gjykata. Parashtruam edhe apel për Goran Grujevskin prej 75 faqesh, ndërsa për Nikolla Boshkovskin apeli është prej 65 faqe. Në mënyrë të rregullt vendimi është dashur të komunikohet dy ditë pas seancës së fundit. Këto 15 ditë kanë qenë për shkak të problemit procedural, sepse nuk ka pasur përkthyes. Në afat prej një ditë e gjysmë, nuk ishte e realizueshme nga aspekti njerëzor, Këshilli i gjyqtarëve tii shohë të gjitha argumentet tona. Ne besojmë në jurisprudencën greke. Veçmë kemi parashtruar kërkesë për mbrojtje përmes azilit politik dhe jemi të sigurt se në fund drejtësia do të përmbushet”, thotë avokati Kostas Hatziioannou për portalin Voria. Ai shton se është i sigurt se drejtësia do të përmbushet në Gjykatën Supreme.
Edhe avokati i dytë i Nikolla Boshkovskit dhe Goran Grujovskit, Petar Vasilev pohoi se do të parashtrojnë ankesë deri te Gjykata Supreme ndaj vendimit të sotëm për ekstradimin e tyre në Maqedoni.
“Vendimi i Gjykatës është negativ për mbrojtjen, por ne besojmë në Gjykatë dhe në sistemin juridik të Greqisë dhe në kapacitetin e tij demokratik. Për këtë do të parashtrojmë ankesë ndaj këtij vendimi dhe shpresojmë se instancat më të larta do të vendosin ndryshe, sepse kemi shumë argumente në anën tonë dhe për shkak se konsiderojmë se ky është proces politik. Ata janë të pafajshëm sipas Kodit penal. Për këtë shpresojmë se vendimi i instancave më të larta do të jetë i drejtë për klientët tanë”, thotë Vasilev.
Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, që nuk lidhen njëri me tjetrin. Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, për të cilin gjykimi, pas tre anulimeve, do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor, proces që mundet në mënyrë shtesë ta ngadalësojë vendimin eventual pozitiv për ekstradim në Maqedoni.
Grujevski dhe Boshkovski, të cilët janë mes të akuzuarve nga PSP për lëndët “Fortesa” dhe “Shënjestra”, për të cilën u anulua seanca në Gjykatën Penale në Shkup, janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të vitit të kaluar, gjatë tentimit që me pasaporta të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan në Budapest.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City