LAJMI I FUNDIT:

“Gruevski shpreson për rikthim me ndihmën e hungarezëve” (Video)

“Gruevski shpreson për rikthim me ndihmën e hungarezëve” (Video)

Në emisionin e djeshëm “Uredniçki brifing” gazetari i portalit NovaTV, Borjan Jovanovski, ka folur rreth gjendjes mediatike në vend dhe lirinë e gazetarëve.

Ai tregoi për konstatimet që janë arritur në konferencën e dy ditëve më parë, të cilën e organizoi OSBE-ja në Shkup. Jovanovski tha se në konferencë është arritur qëndrimi se mosndëshkimi ndaj sulmeve të gazetarëve duhet të ndalojë menjëherë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në konferencën e OSBE-së është folur edhe për “fake news” dhe ndikim e tyre. Gjithashtu është folur edhe për vetërregullimin e mediave, si dhe modelet që mund të merren nga mediat e vendeve evropiane”, tha Jovanovski.

Ai njoftoi se ka kryer një hulumtim në të cilin ka arritur në konstatime se ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes kompanive hungareze ka blerë disa portale në vend, përmes të cilave tenton të rikthehet në pushtet dhe të krijojë ndikim në opinion.

Jovanovski ka zbuluar se në portalet “Kurir”, “Republika”, “Netpres”, “Lider” dhe “TV Alfa” është shfaqur një reklamë e firmës “Ripostart”, e cila rezulton të jetë hungareze dhe e afërt me hungarezin Viktor Orban, i cili njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Jovanovski gjatë hulumtimeve ka konstatuar se Nikolla Gruevski përmes “blerjes” së një pjese të madhe të portaleve tenton të rikthejë pushtetin mediatik në vend.

Emisionin e plotë dhe hulumtimin e gazetarit Borjan Jovanovski mund ta ndiqni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori