LAJMI I FUNDIT:

Gruevski, Peshevski, Janakieski e Koçan sërish në bankën e të akuzuarve për dy lëndë të PSP-së

Gruevski, Peshevski, Janakieski e Koçan sërish në bankën e të akuzuarve për dy lëndë të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahet seanca e rradhës për lëndët e PSP-së, ”Trajektorja” dhe ”Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Trajektorja” përfshinë në akuzë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-zvëvendësin e tij, Vlladimir Peshevski, ish-ministrin Mile Janakieski dhe ish-drejtorin e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Ljupço Goergievski.


Ata dyshohet se gnatë vitit 2012 dhe 2013 kanë ndërmarrë disa aktivitete që në zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinoc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, i kanë tejkaluar kompetencat.

Sipas PSP-së, kjo ka ndikuar në dëmtimin e buxhetit të shtetit për 155 milionë euro.

Në lëndën ”Trust” i akuzuar është Sead Koçan, i cili përmes tenderëve të SHA Elem, ka përfituar 17 milionë euro përmes dokumenteve të falsifikuara./Telegrafi/