Në lidhje me 36 arrestimet ku ka edhe deputetë të ndaluar, deputeti i BDI-së ka thënë se duhet kohë që të del e vërteta në pah.

''Duhet t'i jepet hapësirë procesit në fjalë që të nxjerrim në pah të vërtetën, të besojmë në institucione dhe të presim që të del e vërteta nga organet e ligjit. Apeloj për qetësi tek faktorët në vend dhe të kontribuojmë së bashku për qetësim të situatës'' tha Grubi në lidhje me arrestimet e sotme të cilët janë përgjegjës për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.


Grubi për manifestimin partiak për 28 nëntorit, tha se organizon BDI-ja dhe jo Qeveria dhe për atë nuk ka të ftuar askush nga partitë e koalicionit qeveritar. /Telegrafi/