LAJMI I FUNDIT:

Grubi-Galloway: Reformat në Maqedoni nuk mund të jenë viktimë e krizës së shkaktuar nga Covid-19

Grubi-Galloway: Reformat në Maqedoni nuk mund të jenë viktimë e krizës së shkaktuar nga Covid-19

Zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot takoi ambasadoren britanike Rachel Galloway.

Grubi në takim tehksoi se Qeveria vazhdon të mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve strategjike, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të Maqedonisë së Veriut me qëllim plotësimin e obligimeve që dalin pas anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Zëvendëskryeministri i parë para ambasadores britanike potencoi se përfaqësimi i drejt dhe adekuat është e drejtë kushtetuese dhe që duhet respektuar parimi: “Sa më shumë të jetë lojal shteti ndaj qytetarëve, aq më shumë qytetarët do të jetë lojal ndaj shtetit.”

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Galloway dhe Grubi folën edhe për transparencën dhe funksionimin e institucioneve gjatë periudhës së pandemisë dhe angazhimin e tyre për tu përballur me të.

Gjatë takimit mes zëvendëskryeministrit të parë Grubi dhe ambasadorja Galloway u shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia me COVID-19, pasojat nga kjo gjendje mbi ekonominë dhe gjitha proceset e rëndësishme demokratike në vend. Të dy bashkë u pajtuan se reformat në vend nuk mund të jenë viktimë e krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe se të njëjtat duhet të realizohen pa asnjë ndërprerje./Telegrafi/