LAJMI I FUNDIT:

Gruaja zbulon se i dashuri bënte jetë të dyfishtë – shokohet edhe më shumë kur shkon te shtëpia e prindërve të tij

Gruaja zbulon se i dashuri bënte jetë të dyfishtë – shokohet edhe më shumë kur shkon te shtëpia e prindërve të tij

Një grua ka zbuluar sesi një ish-i dashuri e mashtroi atë në një marrëdhënie ‘false’ ndërsa jetonte një jetë të dyfishtë me një të dashur tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Catherine Garrod, 38, tha që ajo ishte ‘bllokuar’ për tre vjet e gjysmë nga ish i dashuri i saj që filloi të ishte “simpatik dhe i vëmendshëm”.


Ajo tha se ata u takuan përmes një “shërbimi online të takimeve” dhe ai ishte “shumë i prirur për të përparuar marrëdhëniet”.

Megjithatë ajo e pranon se ata bënë bashkë gjashtë muajsh, por asnjëri prej tyre “nuk ishte kurrë i duhuri” për tjetrin.

Catherine Garrod tha që ajo ishte e “përfshirë” në jetën e dyfishtë të të dashurit të saj (Foto: Metro.co.uk)

Catherine u përpoq vazhdimisht të mbaronte marrëdhënien, por ai papritmas do të bëhej përsëri “i dashur dhe i vëmendshëm”, duke thënë se ai “nuk mund të imagjinonte një jetë pa të”.

E gjitha kishte zgjatur derisa ajo mori një telefonatë nga një grua e panjohur në tetor të vitit të kaluar nga e cila ajo kuptoi se e gjitha ishte një mbulesë për një sekret të errët.

Për më shumë se dy vjet ai kishte jetuar një jetë të dyfishtë me një të dashur të fshehtë, jo shumë larg.

Gruaja tjetër kishte zbuluar një mesazh në WhatsApp nga Katerina në telefonin e tij dhe e gjeti atë të nesërmen në Facebook.

Letrat identike që ai u dërgoi të dy grave

Ajo më pas më dërgoi foto me letra që ai i kishte shkruar duke i thënë asaj se sa shumë e donte – të njëjtat që ia dërgonte edhe tjetrës.

“Unë mendoj se ajo mendoi se unë isha e dashura parësore dhe ajo ishte afera, por unë i thashë ‘Unë nuk e shoh kështu, ‘mendoj se ne të dy kemi qenë plotësisht të mashtruara’.

Pasi kishin biseduar në telefon, ato kishin vendosur të shkonin në shtëpinë e prindërve të tij, ku zbuluan edhe tjetrën të vërtetë shokuese. Ato zbuluan se familja dhe miqtë e tij e kishin ditur për jetën e tij të dyfishtë. /Telegrafi/