Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Një histori e pazakontë është regjistruar në Nebraska, më saktë në kompaninë funerale “Butherus-Maser & Love Funeral Home”.
Një nga punonjësit po përgatiste trupin e Constance Glentz për varrim dhe më pas përjetoi tronditjen e jetës së tij.
Trupi është transportuar nga spitali pak më herët, ndaj është urdhëruar që të përgatitet për varrim. Para kësaj, mjeku ka nënshkruar certifikatën e vdekjes, raporton dailystar.
Megjithatë, një punëtor në shtëpinë e funeralit, në një moment, vuri re se 74-vjeçarja po merrte frymë dhe thirri policinë në panik.
"Oficerët tanë tentuan CPR në vendngjarje, pas së cilës ajo u transportua në spital", tha zëvendës sherifi i qarkut Lancaster, Ben Houchin.
Ai thekson se nga hetimet nuk është konstatuar ndonjë aktivitet i dyshimtë, prandaj nuk do të ketë asnjë kallëzim penal.
“Ky është një rast i pazakontë. Unë kam qenë në polici për tre dekada dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, shtoi Hucin.
Constance është gjallë dhe familja e saj është informuar për gjithçka. /Telegrafi/







































