Një grua ka shkaktuar polemika pasi zbuloi se përdor ujë trangulli për të skuqur një vezë.

Përdoruesja e TikTok, e cila njihet me emrin @jana.dvll në platformën e ndarjes së videove, postoi së fundmi një video në të cilën përdor një trangull në vend të vajit, transmeton Telegrafi.


Influencuesja me bazë në Gjermani pretendoi në mbishkrimin e videos, se mësoi për alternativën e vajit nga një 'gjyshe italiane' e paidentifikuar.

Në videon e saj, e cila është parë mbi 16.8 milionë herë në TikTok, Jana fërkon fundin e prerë të një trangulli të tërë direkt në fund të tiganit.

Pastaj ajo thyen një vezë direkt në tigan. Videoja më pas shfaqet në një vezë të fërguar plotësisht në tigan, me Janën që duket e habitur që 'truku' funksionoi.

“E mësova këtë nga një gjyshe italiane dhe nuk do ta bëj më kurrë me vaj”, tha ajo nw video.

Këshilla e gatimit e Janës ishte qartësisht popullore, me gati dy milionë pëlqime dhe mijëra komente në mediat sociale, por jo të gjithë janë të bindur.

Shumë shikues ishin skeptikë nëse ishte kastraveci që ndihmoi vezën të skuqej pa u ngjitur - apo nëse ishte, në fakt, tigani jo-ngjitës që përdori Jana.

“Po përdorni një tigan jo-ngjitës, shpresoj se kjo ndihmon”, komentoi një përdorues i TikTok.

Një tjetër shtoi: “Është një tigan jo-ngjitës, sigurisht që mund të mos kishe përdorur asgjë dhe nuk do të ngjitej”. /Telegrafi/

@jana.dvll

that was so smooooth WHAAT? #cucumber #eggs #lifehack #breakfasthack #cookinghack