LAJMI I FUNDIT:

Gruaja mbërriti në aeroport një vit më herët pasi rezervoi gabim biletën

Gruaja mbërriti në aeroport një vit më herët pasi rezervoi gabim biletën

Ne të gjithë e kemi një të afërm i cili është i fiksuar të shkoj në aeroport katër orë para fluturimit, por pak janë paraqitur një vit më herët.

Sidoqoftë, kjo është ajo që modelja Alexia Portman pretendon se i ndodhi kur mbërriti në një aeroport në Kroaci. Ajo tha se e kishte rezervuar një fluturim në orën gjashtë të mëngjesit për në Milano, por kur kontrolloi ajo kuptoi se nuk do të largohej deri më 4 gusht 2022.


Alexia tha: “E kuptova që fluturimi im ishte rezervuar një vit më parë kur arrita në aeroport dhe shkova në bordin e nisjeve dhe fluturimi im nuk ishte fare atje”.

@simp4beanz

easyjet acc been doing me dirty man wtf

♬ original sound – lex 🍒

Duke kontrolluar konfirmimin me ‘email’ të biletës së saj, e cila ishte rezervuar në maj, ajo shpejt e kuptoi gabimin e saj. Ajo tha në TikTok: “Mënyra se si ndodhi ishte sepse fluturimi im në këtë rrugë ishte anuluar një herë. Dhe ata më lanë ta transferoja në një ditë të ndryshme para ose pas, por në vitin 2021. Në mes të rrugës unë mendoj se ata thjesht anuluan të gjitha fluturimet në dispozicion atë vit sepse data tjetër ishte 4 gushti. Isha si ‘shumë mirë’, por ishte në vitin 2022”.

Portman tha se nuk kishte marrë asnjë email për fluturimin, por mendoi se kjo ndodhi sepse ajo e kishte rezervuar atë në llogarinë e babait të saj. Në fund ajo arriti të arrinte në Itali siç ishte planifikuar, por tha: “Doli në rregull në fund. Por kjo ishte shumë stresuese, nuk ia uroj këtë armikut tim më të keq. Kurrë më”.

@simp4beanz

will post a video explaining how i got home soon sorry still very sleep deprived xxx

♬ original sound – lex 🍒

Disa njerëz vunë në dyshim vërtetësinë e pretendimeve të saj dhe nëse ishte e mundur të rezervoni fluturimin me kaq shumë diferencë kohore. /Telegrafi/