LAJMI I FUNDIT:

Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje

Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje

Një grua është lënduar në orët e mëngjesit të së hënës pasi është goditur me veturë nga ish-bashkëshorti i saj në qytetin e Ferizajt.

Gruaja në fjalë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Veseli, tha se është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka cilësuar rastin si “lëndim i rëndë trupor” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor fillestar në Ferizaj ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë. Për pasojë, në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale. Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit”, deklaroi Veseli.

Gjithashtu, sipas policisë në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale.