Një ditë më parë foli në gazetën “Panorama” për situatën e krijuar pas publikimit të videos, duke u shprehur se i qëndron pranë bashkëshortit të saj në çdo moment. Ndonëse më herët ajo nuk u prononcua për vajzën 20vjeçare që përgatiti videon, Tefta Xhelili ka pranuar se e njeh Anisa A. dhe familjen e saj.
Sipas gruas së ishkryebashkiakut të arrestuar, e reja është përdorur në të gjithë këtë çështje.
“Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, është përdorur për qëllime të tjera. Pas saj fshihet një dorë më e fortë”, është shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit.
Ajo këmbëngul se ndaj të shoqit është thurur një komplot, i cili dëmtoi jo vetëm atë, por edhe Bashkinë e Dibrës.
“E di që është një dorë pas gjithë kësaj historie, por ia lëmë drejtësisë që të hetojë dhe ta zbulojë”, deklaroi Tefta Xhelili në prononcimet e djeshme në disa media.
Në asnjë rast ajo nuk ka shprehur dobësi përballë lënies së bashkëshortit të saj.
“Ne kemi 32 vite të martuar. Kemi dy djem, jemi gjyshër. Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Familja jonë nuk ka qenë kurrë problematike. Unë u hutova kur kam parë videon. Nuk kisha asnjë dijeni se ekzistonte ose do të publikohej. Por, si bashkëshorte e përkushtuar ndaj një bashkëshorti të përkushtuar, kam mbajtur afër familjen time. Pranë kemi pasur dhe miq e të afërm që na kanë mbështetur për të kaluar këtë situatë”, tregoi nëna e dy fëmijëve të rritur.
Sot ajo merret me biznesin privat të familjes, pasi siç tregon, i shoqi e la menaxhimin që prej momentin kur shpalli kandidaturën dhe fitoi për të drejtuar Bashkinë e Dibrës.
“Asnjëherë nuk e kam menduar divorcin. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt. Një gjysh i përkushtuar”, thekson sërish bashkëshortja e Shukri Xhelilit.
Edhe pse gjatë gjithë kohës gruaja e ka mbështetur të shoqin, duke ia falur edhe veprimet e kryera me një vajzë 20 vjeçare, nga ana tjetër ajo thotë se me anë të videos u godit edhe familja, veç personit.
“Në këtë rast është cenuar privatësia. Kjo nuk duhej të ndodhte”, deklaron ajo.
Tefta Xhelili është e vetmja nga familja që ka folur pas videoskandalit. Vetë kryetari i Bashkisë, i cili u shkarkua një ditë pas shfaqjes së videos, deklaroi shkurt se ndaj tij ishte organizuar një kurth i ulët.
“I gjithë opinioni e ka kuptuar qartë se videoja është një inskenim i turpshëm, për të ulur imazhin tim. Ajo është realizuar nga kundërshtarët e mi”, u shpreh Shukri Xhelili, me të njëjtat fjali që u mbrojt edhe në prokurori, kur u mor në pyetje për herë të parë. Të njëjtën dëshmi mësohet se ka dhënë edhe dje pas arrestimit, duke u shprehur kundër masës ekstreme të prangosjes së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK mbushi 24 vjet, Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës, varfërimin e saj dhe zbrazjen e saj
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Komisioni për siguri të përgjegjësisë automobilistike propozon kthimin e çmimeve të vjetra për polisat
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit