LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e pastrehë u qëllua për vdekje në një rrugë në Rio de Janeiro – pasi e pyeti burrin nëse mund t’i jepte asaj para që të blinte bukë

Gruaja e pastrehë u qëllua për vdekje në një rrugë në Rio de Janeiro – pasi e pyeti burrin nëse mund t’i jepte asaj para që të blinte bukë

Një grua e pastrehë 31-vjeçare në Rio de Janeiro u qëllua për vdekje vetëm disa sekonda pasi ajo pyeti një burrë nëse ai mund t’i jepte asaj 25 cent, në mënyrë që ajo të mund të blinte bukë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë kapur momentin kur Zilda Henrique dos Santos Leandro po shëtiste në mes të rrugës dhe u përpoq të merrte vëmendjen e Aderbal Ramos de Castro të shtunën në mëngjes.


Burri vazhdoi të ecte, duke e injoruar atë, derisa dos Santos Leandro u kap me të dhe ata shkëmbyen disa fjalë.

Pamjet tregojnë se si de Castro e qëllon atë me një revolver të kalibrit 39.

Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa një dëshmitar nxitoi te viktima. Dos Santos Leandro u dërgua në një spital lokal, ku u shpall e vdekur.
De Castro u arrestua dhe që prej asaj kohe mbeti i arrestuar.

Avokati i tij tha se klienti i tij pretendoi se ai ishte duke shkuar të hapte restorantin e tij që ai e zotëronte dhe mendoi se dos Santos Leandro do të vidhte.

Ai është grabitur në raste të tjera në atë rajon dhe kështu ka reaguar, tha Daniela Lopes.

Motra e Dos Santos Leandro, e cila nuk pranoi të identifikohej nga frika, tha se familja ishte ‘shkatërruar’.

Ajo shtoi se ndërsa motra e saj kishte një shtëpi, ajo preferoi të jetonte në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori