Gruaja e parë e Johnny Depp, Lori Allison, e ka cilësuar Amber Heard si “të tmerrshme” pas gjyqit të çiftit për shpifje.
Lori u martua me Johnny në vitin 1983, kur ai ishte vetëm 20 vjeç dhe ajo 25-vjeçare, çifti u divorcuan vetëm dy vjet më vonë, duke përmendur ‘dallimet e papajtueshme’.
Megjithatë, dyshja kanë mbetur të afërt, dhe tani Lori që zbuloi se duke e parë atë në gjyq ‘ia theu zemrën’ dhe ajo ishte ‘e tmerruar’ se ai do të humbiste, shkruan DailyMail.
Ndërsa Lori është mbajtur larg vëmendjes për të respektuar dëshirat e Johnny për privatësi, ajo nuk u përmbajt kur ishte fjala për të ndarë ndjenjat e saj për betejën ligjore.
Duke folur në podcastin Popcorned Planet, grimierja, 65 vjeçe, foli për ndjesitë e përjetuara gjatë procesit gjyqësor.
“E kisha takuar më parë, kisha qenë në festa në shtëpinë e tij dhe ajo dukej shumë e bukur dhe ishte e mrekullueshme”, zbuloi ajo.
“Por me kalimin e kohës dhe unë dëgjoja gjëra për të – ai nuk dukej shumë i lumtur gjatë gjithë kohës. Nuk e pashë shumë, kështu që nuk mund ta them vërtet. Gjërat që më ndikuan më shumë ishin gjërat që ai tha në gjykatë – ndoshta qava disa herë sepse u ndjeva shumë keq për të”, tha tutje ajo.
“Ai është shumë privat – kjo është arsyeja pse unë nuk bëj intervista – dhe mendoj që ai të dilte me gjithë zemër atje ishte ajo që duhej të bënte vërtet”, vazhdoi ish-gruaja e yllit.
“Unë nuk jam engjëll, unë kam bërë pjesën time të gjërave të mia për njerëzit, por ajo që ajo bëri ishte absolutisht e tmerrshme dhe nëse do të kishte gjëra që mund t’i bëja asaj që ishin të ligjshme, do t’i bëja ato”, tha Lori.
Më vonë në bisedë, Lori u shpreh plot fjalë të mira për ish-in e saj, duke pranuar se ka kujtime të bukura nga koha e tyre së bashku.
“Ai është vërtet bujar, ai ka zemrën më të madhe që kam takuar ndonjëherë. E dua atë shumë dhe emocionohem kur mendoj për të dhe të ardhmen e tij, të kaluarën tonë. Unë nuk dua asgjë tjetër përveç më të mirës për të dhe shpresoj që ai të ndihet njësoj për mua”, tha ajo për Depp.
“A mund të them gjëra të këqija për të? Mund të them gjëra të këqija për të gjithë, por nuk ka arsye për këtë. Ai bën gabime normale si të tjerët. Por përsëri ai është bujar, i sjellshëm dhe mezi pres të jem përsëri në një dhomë me të sepse më pëlqen ta përqafoj”, shtoi ajo.
Në vitin 2016, Amber, 36 vjeç, akuzoi në mënyrë të famshme Johnnyn për dhunë në familje dhe aktori humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai paditi The Sun se e quajti atë një ‘rrahëse gruaje’.
Ylli më pas u fut në listën e zezë nga shumica e Hollywoodit duke rezultuar në humbjen e roleve në film.
Megjithatë, pas padisë së Johnny për shpifje në vitin 2022 kundër Amber, ylli rifitoi vëmendjen e botës së filmit.
Një juri përcaktoi se pretendimet e Amber, të cilat u botuan në një shkrim të WashingtonPost 2018, kundër Johnny ishin shpifëse dhe ajo u urdhërua t’i paguante aktorit 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Johnny u urdhërua të paguante Amberin dy milionë dollarë nga e njëjta sallë gjyqi pasi Heard u kundërshtua për shpifje.
Aktorja paraqiti një apel në fillim të dhjetorit, por ish-çifti së fundmi ranë dakord në një marrëveshje që Amber do të paguante një milion dollarë për të zgjidhur çështjen në vend që të shkonte në një gjyq të tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA
“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos