LAJMI I FUNDIT:

Gruaja australiane goditet nga rrufeja, sytë i ndryshojnë ngjyrë pas incidentit tronditës

Gruaja australiane goditet nga rrufeja, sytë i ndryshojnë ngjyrë pas incidentit tronditës

Një grua australiane është me fat që është gjallë pasi u godit nga rrufeja, edhe pse ajo mbeti me një ndërlikim të veçantë – bebëzat e saj tani kanë një ngjyrë tjetër.

“Sytë e mi më parë të gjelbër tani janë kafe të errët”, tha komedianja Carly Electric, 30 vjeçe, për efektin anësor tronditës.

Banorja e Queensland ka qenë gjithmonë “e dashuruar” me rrufetë dhe madje ka bërë tre tatuazhe me temë fenomenin e saj të preferuar të motit.


Fatkeqësisht, Electric pati një takim më të afërt me rrufenë sesa do të donte në vitin 2023, kur u godit duke u përpjekur ta filmonte stuhinë, përcjell Telegrafi.

Gjërat morën një kthesë më të frikshme pasi, krejt papritur, Electric humbi “të gjitha ndjenjat” në gjymtyrët e saj.

“Nuk mund të lëvizja, as edhe një centimetër”, rrëfeu gruaja e shqetësuar.

Në momentin që kishte mbërritur automjeti i urgjencës, këmbët dhe duart e Electric ishin mpirë dhe ajo nuk mund të lëvizte asgjë përveç kokës dhe qafës.

“Edhe pse isha zgjuar, po luftoja për të marrë frymë”, tha ajo.

Gjëja e fundit që ajo kujtoi ishte mjekët në spital, me ç’rast humbi vetëdijen për disa orë.

Ajo u diagnostikua me keraunoparalizë, e njohur edhe si paralizë rrufeje, një paralizë dobësuese, por e përkohshme e gjymtyrëve që ndodh kur dikush goditet nga rrufeja.

Electric thuhet se nuk ishte në gjendje të lëvizte për nëntë orë.

Dhe ndërsa ajo përfundimisht u shërua, u befasua pasi zbuloi se sytë e saj kishin ndryshuar pigment.

“Kur e kërkova në internet, zbulova se nuk ishte e pazakontë që kjo të ndodhte te njerëzit që ishin goditur nga rrufeja”, tha ajo.

Ndryshe, Electric nuk është e para që përjeton simptoma të çuditshme pasi u godit nga një rrufe.

Në vitin 2017, një adoleshente nga Alabama, e cila u godit nga rrufeja, u trondit pasi shikimi i saj u përmirësua deri në atë pikë sa nuk duhej të mbante më syze. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Skena të pabesueshme në Amerikë, senatori mban fjalim për 17 orë - thotë se do të flasë derisa të jetë i aftë fizikisht

Skena të pabesueshme në Amerikë, senatori mban fjalim për 17 orë - thotë se do të flasë derisa të jetë i aftë fizikisht

Interesante
Bleu valixhen e humbur nga aeroporti Heathrow për 129,99 funte, TikTokeri tregon se çfarë gjeti brenda saj

Bleu valixhen e humbur nga aeroporti Heathrow për 129,99 funte, TikTokeri tregon se çfarë gjeti brenda saj

Interesante
Tipare të pazakonta të trupit të njeriut që i bëjnë

Tipare të pazakonta të trupit të njeriut që i bëjnë "pronarët e tyre" unik

Interesante
Njihuni me gruan që mban rekordin për gjuhën më të gjatë në botë

Njihuni me gruan që mban rekordin për gjuhën më të gjatë në botë

Interesante
Qeni punëtor vendosi të kosiste lëndinën e tij - pamjet bëhen virale

Qeni punëtor vendosi të kosiste lëndinën e tij - pamjet bëhen virale

Virale
Shpenzuan mbi 500 mijë euro për ta përfunduar shtëpinë tërësisht prej betoni, hedhin poshtë kritikat se duket si bunker nuklear (Foto)

Shpenzuan mbi 500 mijë euro për ta përfunduar shtëpinë tërësisht prej betoni, hedhin poshtë kritikat se duket si bunker nuklear (Foto)

Interesante
Kalo në kategori