Në Haryana të Indisë, një grua 70-vjeçare e ka lindur fëmijën e parë.

Daljinder Kaur e ka sjellë në jetë një djalë, pas përpjekjeve dyvjeçare që të mbetet shtatzënë përmes tretmanit me IVF, ku donator ishte burri saj 79-vjeçar.


Fëmija është ngjizur duke përdorur vezën dhe spermën e prindërve, në një procedurë të ‘shëndetshme dhe të përzemërt’, thuhet në komunikatën e klinikës ku janë kryer procedurat, para se të lindë fëmija.

Duke i hedhur poshtë kritikat, Daljinder ka thënë se nuk është e vjetër të bëhet nënë, sepse jeta saj nuk ishte e përmbushur.

Çifti bashkëshortor, që janë për martuar për 46 vjet, kanë qenë shumë të gëzuar kur ka lindur djaloshi që peshonte dy kilogram.

“Tani jeta ime ka kuptim. Unë po kujdesem për fëmijën dhe jam e mbushur me energji” ka thënë nëna e moshuar.

“E quajtëm Armaan dhe besojmë se do të ketë shëndet dhe jetë të gjatë. Kur ne të vdesim, ai do të jetë i fortë dhe do të vazhdojë të jetojë i lumtur” ka thënë babai i djaloshi që ka lindur para disa dite. /Telegrafi/