Growth Tank prezanton “Programmatic Advertising”, si fushë të re të marketingut digjital në Kosovë
Në Ditën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sociale, në ambientet e Klan Arenës, të enjten u mbajt Growth Tank, konferencë kjo ndër më të mëdhatë në rajon për marketingun digjital, në të cilën shpalosën përvojat e tyre emra të shquar të marketingut.
Disa nga temat që u trajtuan në këtë konferencë ishin: Programmatic Advertising, Content Revolution, Social media as a Growth Accelerator, E-commerce Marketing, dhe Boost growth through Social Media.
Konferenca ishte e ndarë në dy panele diskutimi me emra të shquar të fushës. Në panelin ku u diskutua për “Programmatic Advertising”, ishte edhe Gentian Lluka, Drejtor Ekzekutiv i Telegrafit.
Lluka tha se “Programmatic Advertising” është një fushë e re në Kosovë, ku synimet janë që përmes saj të krijohet një ekosistem i përbashkët, ku rekalmuesit e kanë qasjen automatike në inventarin e medieve.
“Programmatic Advertising, është një fushë e re në Kosovë që po vjen tani, e cila flet për integrimin dhe digjitalizimin e mediave në njëren anë dhe digjitalizimin e agjencioneve në anën tjetër. Me integrimin e kësaj platforme do të krijohet një ekosistem i përbashkët ku reklamuesit do të kenë qasje në mënyrë automatike në të gjithë këtë inventarin e reklamave digjitale tek mediet në Kosovë”, tha ai.
Tutje Lluka shtoi se është e pamundur që agjensionet e mëdha të komunikojnë me 30 medie, kështu që ky program është zgjidhja më e mirë.
“Unë do të flas për atë se çfarë është konkretisht Programmatic Advertising, rëndësia, benefitet dhe një inciativë që e kemi ndërmarrë ne me ekipin Future Add, që është duke u zgjeruar në Kosovë. Jemi në negociata të përditshme me mediet që ta implementojnë këtë platformë. Kjo për shkak se mediet janë të fragmatizumara dhe sot futet në mënyrë manuale, agjencionet e mëdha të komunikojnë dhe të arrijnë marrëveshje me 20 deri 30 domene, ose medie që është e pamundur. Bota e ka rregulluar këtë problem duke i automatizuar me platforma të ndryshme ”, deklaroi Lluka.
Ai po ashtu tha se Kosova është e vonuar në këtë aspekt, për faktin se platforma Google, nuk e njeh gjuhën shqipe.
“Zakonisht digjitalizimin e përshpejton Google, fatkeqësisht kjo platformë nuk e njeh gjuhën shqipe dhe kjo ka bërë që të vonohemi. Dikush duhet ta shtroj infrastrukturën që të nxis pastaj investitorë të tjerë që të futen në treg”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë organizim, drejtori ekzekutiv i Growzillas, po ashtu edhe themelues në Growth Tank, Benjamin Kolenoviç, tha për Telegrafin se qëllimi i kësaj konference është që ta mbledhë komunitetin e marketingut digjital në Kosovë.
Blind Reka, bashkëthemelues në Growth Tank, tha se qëllimi i kësaj konference është që edhe të vijnë ndërkombëtarët dhe ta vizitojnë Kosovën.
“Kjo konferencë po mbahet për ta kremtuar këtë ditë, pra Ditën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sociale. Ky është edicioni i dytë edhe vitin e kaluar e kemi mbajt një edicion. Qëllimi i kësaj konference është që të vijnë ndërkombëtarët dhe ta vizitojnë Kosovën, por edhe t’i dëgjojnë folësit e tyre të preferuar dhe ta ndajnë përvojën e tyre”.
“Kjo konferencë u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sociale. E gjithë konferenca ka filluar për ta mbledhur komunitetin e marketingut digjital në mënyrë për ta ndarë ekspertizën mes vete që të kontribuojmë në zhvillimin e marketingut digjital në Kosovë. Vitin e kaluar, pra edicioni i parë, ka qenë vetëm me folës vendor, kurse këtë edicion të vitit 2022 kemi pjesë të paneleve edhe folës ndërkombëtarë, që janë top Digital Marketer në botë. Qëllimi i gjithë kësaj është që t’i ndihmojmë komunitetit që të qëndrojnë në hap me kohën dhe që të jenë të përditësuar me trendet e fundit të marketingut digjital”, tha ai.
Se në Kosovë nuk është i njohur ky program e pohon edhe Kristian Kabashi, Drejtor Ekzekutiv Global për Transformin Biznesi në Dentsu International.
Kabashi për Telegrafin tha se përmes Programmatic Advertising bizneset do ta dijnë vlerën e përfitimit.
“Në Kosovë njihet Digital Media tradicionale në aspketin e Programmatic, që është avancimi i Digital Media tradicionale, që do të thotë se përpara të ka ardhur një klient që të ka thënë ‘e kam këtë shumë, ma bërë të lutem një advertising’. Edhe nuk e ke mundur ta dish kurrë sa ke fituar. Tash me këtë program ju asnjëherë nuk do të paguani më shumë se që duhet, por vetëm sa të lejon tregu”, tha ai.
Për përvojat e tij në fushën e Marketingut Digjital, foli edhe prof.Dr. Steffan Schmidt, nga universiteti i Hanoverit.
Schmidt tha se ai nuk kishte marrë pjesë në këtë konferencë më parë, por ishte shumë i lumtur për numrin e njerëzve pjesëmarrës.
“Nuk isha i ftuar më parë në këtë konferencë, por mendoj se është një konferencë mjaft interesante duke i parë temat që do të diskutohen këtu, dhe për afro 15 minuta do të diskutohet diçka për “Content Revolution” (revolucionin e përmbajtjes) dhe jam shumë i interesuar në lidhje me atë temë. Dhe po, jam shumë i lumtur qe do të takoje të rinjtë, të cilët e kanë pasion këtë fushë, pra është një ndjenjë e mirë për mua që të jem këtu”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu vlerësoi se Kosova është një vend me eksperience në këtë fushën e Digjital Marketing, duke shtuar se Kosova ka një të ardhme të ndritur në kë sektor.
“Duke folur nga perspektiva ime, mendoj se Kosova është një vend me eksperience në këtë fushë (digjital marketing) dhe mendoj se ajo që u fol në lidhje me temën e parë në këtë skenë, ishte mjaft kualitative, dhe rezonimi nga audienca ishte i mirë. Gjithashtu mendoj se shumë njerëz do të vijnë që ta ndjekin këtë konferencë. Mendoj se Kosova ka një te ardhme të ndritur për të qenë një nga vendet me më së shumti eksperience në Evropë kur vije tek fusha e marketingut digjital”, tha Schmidt.
Ndërsa, Idaver Sherifi, Drejtor Ekzekutiv në ABC News, duke folur për rëndësinë e digjitalizimit të mediave, tha se këto të fundit si në tregun e Shqipërisë ashtu edhe në atë të Kosovës 99 për qind të ardhurave i fitojnë nga bizneset.
“Digjitalizimi në mediat shqiptare ka filluar nga halli. Por, digjitalizimi i medias nuk do të thotë vetëm të hapësh një faqe në wordpress-i. Kështu që, digjitalizim do të thotë automatizim i të gjitha veprimeve të aktivitetit mediatik”, u shpreh Sherifi.
Arlind Lepaja, Digital Marketer në TopShop, tregoi se si Programmatic Advertising funksionon në Facebook e platforma të tjera.
“Kemi përdorur rrjetet sociale për reklamim të brendeve dhe produkteve. Tash po kërkojmë mundësi të reja për targetim të audiencave. Sepse nuk është mirë që krejt buxhetin me shpenzu në një vend”.
Mensur Berisha, pjesmarrës në konferencën e Growth Tank, tha se pret shumë informacione nga ekspertët folës që kanë të bëjnë me me Digital Marketing dhe Programmatic Advertising.
“Konferenca është shumë e mirë. Në fakt është viti i dytë që po mbahet kjo konferencë dhe po shoh që ka shumë të interesuar. Pres që me pas informata sa më të sakta sa i përket inovacioneve që kanë të bëjnë me Digital Marketing dhe Programmatic Advertising”, u shpreh Berisha.
Kjo konferencë është e vetmja e llojit të tillë në Kosovë, e cila pritet të merr përmasa edhe globale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje