LAJMI I FUNDIT:

Gropa me ujë nuk ishte i vetmi vend i rrezikshëm për banorët e Kolovicës (Foto)

Gropa me ujë nuk ishte i vetmi vend i rrezikshëm për banorët e Kolovicës (Foto)

Fshatrat dhe periferitë në të shumtën e rasteve lihen pas dore nga qeverisja lokale dhe ajo qendrore, ashtu siç është duke ndodhur edhe me një pjesë të banorëve të Kolovicës, në Prishtinë.

Ura e improvizuar nga ana e banorëve mbi lumin Prishtevk, paraqet rrezik për këta banorë.


e5

Gjithashtu edhe muri rrethues paraqet rrezik për banorët pasi është lënë përgjysmë në ndërtim, pa mbrojtëse anash, i kryer kohë më parë nga Komuna e Prishtinës.

Hasan Haziri, nga ky fshat për Telegrafin thotë se djali i tij më i vogël i ka rënë në lumë, dhe se sërish mund të ndodh e njëjta gjë – dhe jo vetëm atij.

“I kanë ndërtuar anët e këtij lumi pa mbrojtëse. Djali im ka rënë tri herë në lumë. Kemi bo ankesë në komunë, por askush s’ka ndërmarr asgjë. Për fëmijët tanë është problem pasi janë në rrezik”, tha ai.

e2

Ai po ashtu theksoi se kanë ndodh edhe aksidente të veturave duke rënë pikërisht në këtë lumë.

Në këtë vend një ditë më parë afër kësaj ure ndodhi tragjedia e humbjes së jetës të dy fëmijëve duke u larë në një gropë me ujë.

Hasani tha se në këtë gropë me ujë janë larë edhe fëmijët e tij edhe pse shumë herë i ka ndaluar.

e6

“Janë larë edhe fëmijët e mi edhe pse i kam ndaluar, por nuk kuptojnë se janë të vegjël”, tha ai duke shtuar se kërkon nga komuna që të veproj urgjent që të rregullohet ura dhe të vihen mure mbrojtëse anash lumit, që mos të ndodhin më tragjedi të tilla në këtë fshat.

Një tjetër banor i Kolovicës duke dashur të mbetet anonim tha se përmes kësaj ure fëmijët e fshatit kalojnë për tu larë në atë gropë me ujë.

“Përmes kësaj ure të rrezikshme kanë kaluar fëmijët për të shkuar në atë vend për tu larë. Gjithashtu kemi dëgjuar që njerëzit kanë parë edhe gjarpërinj duke dalë nga uji, por kjo nuk i ka ndalë fëmijët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori