LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Mbështetja e donatorëve për sigurinë kibernetike është e nevojshme, por ajo duhet të jetë e koordinuar dhe e planifikuar siç duhet

Grkovska: Mbështetja e donatorëve për sigurinë kibernetike është e nevojshme, por ajo duhet të jetë e koordinuar dhe e planifikuar siç duhet

Organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme, dita e fundit e Konferencës Globale për Ndërtimin e Kapaciteteve Kibernetike e cila u mbajt në Akra-Ganë, u mbajt një panel diskutimi “Të mos mbetet asnjë vend pas – Ballafaqimi i asimetrive dhe politikave në ndërtimin e kapaciteteve-kibernetik”, ku mori pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë në RMV, Sllavica Grkovska.

“Në botën e sotme të ndërlidhur, është thelbësore të sigurohet që asnjë vend të mos mbetet prapa kur bëhet fjalë për adresimin e nevojave që dalin nga zhvillimi teknologjik. Kjo nënkupton ofrimin e mbështetjes dhe burimeve të nevojshme për të kapërcyer pabarazitë ndërmjet vendeve dhe për t’u përballur me sfidat financiare dhe politike që dalin gjatë ndërtimit të kapaciteteve kibernetike”, theksoi Grkovska.


Ajo shtoi se ndihma nga vendet e zhvilluara partnere në procesin e transformimit digjital është e jashtëzakonisht e rëndësishme për vendet që kanë burime të kufizuara dhe sfida të shumta politike dhe socio-ekonomike.

Në këtë drejtim, ajo theksoi se ndihma e donatorëve, veçanërisht për vendet e vogla, si Maqedonia e Veriut, duhet të jetë e koordinuar në mënyrë që të mos ketë mbivendosje të projekteve, por gjithashtu duhet pasur kujdes që përmes kësaj mbështetjeje të arrihen ndryshime të qëndrueshme dhe afatgjata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori