LAJMI I FUNDIT:

Grindje, fyerje, taksa e coronavirusi – momentet kyçe nga debati i parë Trump-Biden

Grindje, fyerje, taksa e coronavirusi – momentet kyçe nga debati i parë Trump-Biden

Dy kandidatët për president të SHBA-ve, Donald Trump që aktualisht ushtron këtë pozitë dhe Joseph Biden, ish-zëvendëspresident, kanë marrë pjesë në debatin e parë nga tri sa planifikohen të mbahen para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Debati është zhvilluar me shumë ndërprerje të fjalimeve, grindje dhe fyerje, por edhe pse ishte i gjatë dhe plotë kundërshti, theksojmë gjashtë prej momenteve “kyçe”, transmeton Telegrafi.


Trump tenton ta fusë në grindje Bidenin

Shumë persona kanë komentuar se si strategjia e Trumpit ishte ajo, ka dashur të futë në grindje Bidenin por edhe moderatorin Chris Wallace për të fituar pikë. Siç raporton Washington Post, kjo tregon se Trumpi ka nevojë më shumë për një rikthim apo ndryshim të situatës.

Megjithatë Biden i është përmbajtur mesazheve të tij, nuk është përfshirë shumë në grindje dhe i është përgjigjur shkurt dhe qartë Trumpit.

Por, në një moment humbi qetësinë duke i thënë Trumpit “ta mbyllë gojën” derisa në një moment tjetër e ka quajtur palaço.

Përgjigjet e Trumpit për coronavirusin

Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është përgjigja e Trumpit për coronavirusin, që madje edhe përkrahësit e tij thonë se nuk ishte e mirë.

Trumpi nuk ka ndërruar qëndrim edhe gjatë debatit, por edhe nuk ka gjetur përgjigje të reja. Ai ka folur për skepticizmin lidhur me bartjen e maskave, ku më pas tha se nuk ka asgjë kundër tyre dhe theksoi se e bartë kur ai mendon se është e nevojshme.

Biden megjithatë tha se Trump po mban tubime ku njerëzit rrallë herë bartin maska.

“Nuk brengoset ai për ju. Nuk brengoset as për të njerëzit atje. Ka qenë i papërgjegjshëm me distancën sociale dhe bartjen e maskës, duke inkurajuar të tjerët që të mos i bartin”, ka shtuar ai.

Moderatori

Siç raporton Washington Times, moderatori Wallace nuk e ka udhëhequr mirë debatin. Megjithatë të gjithë e kanë pasur të qartë se çdo moderator do ta kishte të vështirë.

Biden distancohet nga e majta

Një nga argumentet kryesore të Trumpit është se Biden është shumë i afërt me të majtën ekstreme. Kur Trump filloi të flet, Biden tha se është anëtar i Demokratëve.

E kur Trump tentoi ta ndërlidh me Bernie Sandersin, Biden i është përgjigjur se si e ka mundur Sandersin.

Sulmi i Trumpit lidhur me djalin e Bidenit

Trump ka tentuar ta sulmojë djalin e Bidenit, Hunterin, kur Biden foli për veteranët e ushtrisë amerikane. Biden përmendi shërbimin ushtarak të birit, duke theksuar se ai nuk është humbës, duke e detyruar Trumpin ta ndërpres për ta pyetur nëse po flet për Hunterin.

“Po flasë për birin tim Beau Biden”, ka thënë Biden duke iu referuar të birit që ka humbur jetën nga kanceri, shkruan Washington Post.

Përveç kësaj, Trump ka sulmuar edhe Hunterin për të cilin ka thënë se është përjashtuar nga ushtria për shkak të varësisë nga kokaina. Por, Biden ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se është krenar me të.

Trump i përgjigjet pyetjes për taksat

Trump i është përgjijgjur pyetjes për taksat duke iu referuar artikullit të New York Times. Megjithatë nuk ka dashur të flet për numra konkret duke theksuar se ka paguar miliona dollarë tatime.

E Biden i bënte thirrje që të publikojë të dhënat për taksat, kurse Trump vazhdimisht e injoronte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori