LAJMI I FUNDIT:

Grindja e ish-shokëve: Nikoliq ankohet se Sheshel ia ka sharë nënën dhe e ka quajtur tradhtar

Grindja e ish-shokëve: Nikoliq ankohet se Sheshel ia ka sharë nënën dhe e ka quajtur tradhtar

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se fyerjet që po ia drejton lideri i Partisë Radikale serbe (SRS) Vojislav Sheshel, janë duke e përlyer skenën politike në Serbi, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Sheshel ndër tjera e ka quajtur Nikoliqin tradhtar, për faktin se dëshiron të njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Personalisht nuk më interesojnë opinionet e tij rreth asaj se kush është tradhtar, pasi që Sheshel këtë ia thotë çdokujt, në veçanti ata që nuk kanë marrëdhënie të mira me të. Ka pasur fjalë të rënda që ka thënë, më ka sharë nënën për të cilën e di se e kam varrosur qysh kur isha fëmijë, kurse unë kurrë asnjë fjalë të keqe se kam thënë për të”, ka deklaruar Nikoliq në Novi Sad. /Telegrafi/