Grimieri i Kim Kardashian: “Si e krijova pamjen që do të çmendte internetin”

Rrëfehet Mario Dedivanovic, artisti që kuron pamjen e 34-vjeçares së famshme.
Pavarësisht se sa të tërhequr jeni nga TV, revistat, interneti apo nga të gjitha llojet e medieve, për 3 vitet e fundit ju keni dëgjuar tashmë për Kim Kardashian dhe teknikën e saj të konturimit.
Mario Dedivanovic, është artisti i grimit, preferuari i shumë emrave të njohur duke përfshirë familjen Kardashian, Katy Perry dhe Jennifer Lopez. Ai ka frymëzuar edhe imitimet e panumërta nga blogere të ndryshme të bukurisë në Youtube si dhe nga artistët e grimit në Instagram.
32-vjeçari shqiptaro-amerikan e ka nisur fillimisht punën në dyqanin e kozmetikës Sephora në New York, si këshillues parfumesh në moshën 17-vjeçare. Por aromat nuk ishin për të- në ditën e parë të punës ai kuptoi se ishte shumë më i tërhequr nga bota e grimit.
Trajnime të palodhshme për të përsosur punën e tij u paguan më së miri në moshën 24-vjeçare, kur Dedivanovic u angazhua për punën që do të shënonte nisjen e karrierës së tij: Një kopertinë për revistën amerikane ‘Social Life’. Modelja e tij: Ylli i reality show-t Kim Kardashian.
Dyshja ia doli më së miri, Dedivanovic bëri blerjet për zbukurimin e Kimit dhe që nga ajo kohë ai u kthye në artistin e përhershëm të grimit të Kim Kardashian (kjo e fundit thuhet se shpenzon rreth 1.000 paundë në javë për produkte dhe trajtime bukurie), shkruan Anabel. Dedivanovic e konsideron atë si muzën e tij dhe ai madje ka realizuar dhe grimin e saj në ditën më të rëndësishme, martesën në Firence me reperin Kanye West.
"Përgjatë viteve, kam mësuar se çfarë pëlqen Kim dhe se çfarë është më e mira për fytyrën e saj. Unë mendoj se ajo që më ndihmon vërtetë është se Kim më lë mua të krijoj pamjen që dua dhe të jem artist"- shprehet Dedivanovic për ‘The Telegraph’.
"Ajo ka besim të plotë tek mua dhe pas gjithë këtyre viteve fytyra e saj më frymëzon ende ashtu si ditën kur u takuam për herë të parë."
Në fillim të këtij viti, ai i tha revistës amerikane të bukurisë "Allure" se, "Ka pasur raste kur unë i kam bërë Kim grimin dhe ajo as që e ka parë veten në pasqyrë para se të largohet nga shtëpia".
"Konturimi, të cilën Dedivanovic e cilëson si ‘dieta e fytyrës’ është teknika e vendosjes në hije me pudër të errët të pjesëve që dëshironi t’i lini në hije (si nën mjekër apo poshtë mollëzave tuaja), dhe nxirrja në pah, përmes një pudër më të hapur, e pjesëve që dëshironi të bien në sy (si për shembull mollëzat dhe zonën rreth hundës.
Ai shton se 34-vjeçarja, e pëlqen grimin ndonëse nuk ka shumë nevojë për të.
Mario Dedivanovic sot numëron mbi 1.2 milion ndjekës në Instagram dhe është një ndër emrat më të njohur që është shpesh i ftuar për të dhënë këshilla dhe leksione grimi në mbarë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet
Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi