LAJMI I FUNDIT:

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grupime të ndryshme po organizojnë marshime në rrugët kryesore, urat dhe kryqëzime në Beograd dhe po ftojnë në një grevë të përgjithshme në të gjithë Serbinë.

Nëse hasni në trafik të rënduar ose situata të dhunshme, largohuni menjëherë nga zona. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt për strehim, thuhet në një paralajmërim sigurie nga Ambasada e SHBA-së në Serbi.

Siç thuhet në faqen e internetit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, “pritet që marshimet të zhvillohen në Novi Beograd dhe në qendër të Beogradit, ndoshta, por jo vetëm, në zonat përreth kryqëzimit të rrugës Nemanjina dhe rrugës së Kneza Milosa, qendrën tregtare Usce, gjimnazin e Zemunës, ndërtesën e bashkisë Novi Beograd, disa pjesë të autostradës E75 dhe Autokomandën”, thuhet më tutje në njoftimin e ambasadës.


Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesa qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
Lexo po ashtu Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesa qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Në njoftimin e ambasadës theksohet gjithashtu se duhet të ndiqni mediat lokale për të verifikuar informacionet, të maksimizoni sigurinë duke shmangur trafik të rënduar, shkruan danas.rs.

“Informoni miqtë dhe familjen për vendndodhjen dhe sigurinë tuaj. Bëhuni të vetëdijshëm për ambientin tuaj. Përgatitni plane për situata emergjente për të kërkuar strehim në rast urgjence”, thonë ata.

Sot në Serbi ka filluar një grevë e përgjithshme, të cilën studentët e kanë paralajmëruar duke bllokuar disa zona.

Fillon greva e përgjithshme në Serbi - Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve
Lexo po ashtu Fillon greva e përgjithshme në Serbi - Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

Përveç fakulteteve në të gjithë vendin dhe disa shkollave fillore dhe të mesme, sot ndaluan së funksionuari edhe shumë kompani, institucione kulturore, lokalet e restoranteve, bizneset e vogla dhe organizatat.

Ndryshe, studentët kërkojnë përgjegjësi penale për përgjegjësitë që shkaktuan vdekjen e 15 persona në Novi Sad, ku ra streha e jashtme prej betonit e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori