LAJMI I FUNDIT:

Greva e personelit ajror anulon qindra fluturime në Itali

Greva e personelit ajror anulon qindra fluturime në Itali

Qindra fluturime në Itali janë anuluar ose vonuar si pasojë e grevës 24-orëshe të së martës që ka paralizuar aeroportet kryesore të vendit në prag të pikut të turizmit.

Linja ajrore kombëtare “Alitalia” raportoi se mbi 300 avionë nuk janë nisur. Transportuesi shpreson që të mund të bëjë të gjitha fluturimet e orëve të pikut, nga ora 7 deri 10 paradite dhe 6 deri 9 pasdite me orën italiane, përcjell Telegrafi.

Aeroporti, linjat ajrore dhe personeli i kontrollit të trafikut ajror në Itali, e kanë ndaluar punën me një lëvizje të koordinuar për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat dhe kushtet e punës. Greva ka prekur dhe linjat e tjera rajonale italiane si “Blue Panorama” dhe “Blue Air”.

Sipas njoftimeve të medieve italiane, gjysma e fluturimeve në dhe nga Italia janë anuluar duke shkaktuar efekt të valëzuar në të gjithë Evropën, pasi shumë udhëtarë do të humbasin lidhjen e fluturimeve jashtë Italisë. /Telegrafi/