LAJMI I FUNDIT:

Greva e gazetarëve para Media Print Maqedonia do të vazhdojë

Greva e gazetarëve para Media Print Maqedonia do të vazhdojë

Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) ka vendosur që të vazhdojë me grevën në redaksitë e Media Print Maqedonia, edhe pas plotësimit të pjesërishëm të kërkesave për pagesën e rrogës së dhjetorit, përcjell Telegragi Maqedoni.

”Duke marrë parasysh se nuk janë paguar honoraret, të përfshira në kërkesën e parë dhe në pritje të plotësimit të dy kushteve të reja -pagesa e rrogës së janarit dhe honoraret deri më 15 shkurt, si edhe informata për planet e menaxhmentit për gjashtë muajt e ardhshëm, këshilli grevist i gazetave Utrinski, Dnevkin dhe Vest qëndrojnë në vendimin për grevë”, thuhet në njoftimin e SPGM-së.


Nëse nuk do të ketë bisedime dhe plotësim të kërkesave atëherë greva do të fillojë ashtu siç është planifikuar, pra më 17 shkurt./Telegrafi/