LAJMI I FUNDIT:

Greqia ratifikoi marrëveshjen e Prespës, reagon Haradinaj

Greqia ratifikoi marrëveshjen e Prespës, reagon Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin për emrin e Maqedonisë së Veriut nga parlamenti grek.

“Përshëndes hapin historik të votimit për emrin e Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti i Greqisë, që përmbyllë me sukses të plotë Marrëveshjen e Prespës.

Edhe njëherë u konfirmua se rruga e vetme për stabilitet në rajon është ajo e dialogut dhe e paqes. Ballkani po ecë sigurt drejt integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.