LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Qëllimi është të krijohet një “Zonë mini Shenzen” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Grenell: Qëllimi është të krijohet një “Zonë mini Shenzen” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Një qasje ekonomike është “hapi i parë” për të arritur një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës.

Kështu ka thënë ish u.d. i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell për “Newsmax TV”, përcjell Telegrafi.


Në këtë drejtim, siç ka thënë Grenell, ndër tjerash, ajo për çfarë ai është duke u përpjekur është krijimi i asaj që ai e ka quajtur “Zonë mini Shenzen”, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës.

“Ne vendosëm të përfshihemi sepse ka një histori të gjatë të shumë ekspertëve të ndryshëm, të ashtuquajtur ekspertë, që kanë bërë thirrje për çështje politike, duke injoruar kryesisht çështjet ekonomike”, Grenell, i cili është i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i tha “Agjendës Amerikane”.

“Kur fillova diskutimin e këtyre çështjeve me njerëzit e Kosovës, dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit e Serbisë dhe komunitetin e biznesit atje, ajo që ishte e qartë është se ata donin zhvillim ekonomik; ata donin punë për të rinjtë; ata donin shpresë”.

“Dhe kështu, ajo që ne u përpoqëm të bëjmë është të kuptojmë menjëherë ‘si ta bëjmë ekonominë të shënojë rritje?’ Ne bëmë një marrëveshje ajrore, e para ndonjëherë në 21 vjet, një fluturim midis Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës dhe Beogradit, kryeqyteti i Serbisë”.

“Kjo ende nuk është implementuar plotësisht, por ne kemi marrëveshjen, dhe ne jemi duke punuar në të. Njësoj me marrëveshjen hekurudhore, e cila do të hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje të madhe kufitare me trafikun motorik. Çfarë jemi duke u përpjekur të bëjmë është të përqendrohemi në situatën ekonomike, të krijojmë një ‘Zonë mini Shenzhen’”, citohet të ketë thënë Grenell, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës.

“… Sillni bizneset evropiane dhe amerikane në rajon, dhe atëherë unë mendoj se evropianët do të kenë më shumë sukses në anën politike”, vazhdoi Grenell. “Ne po mundohemi të jemi të dobishëm dhe po përpiqemi të zhvendosim modelin, sepse pas 20 vjetësh ende nuk kemi parë përparim të mjaftueshëm”.

Dhe kur është pyetur nëse ai është i shqetësuar për ndikimin e Rusisë mbi rajonin, Grenell ka shtuar: “Ne jemi gjithmonë të shqetësuar për propagandën që Rusia shtyn dhe politikat e destabilizimit; ne jemi gjithmonë duke e përcjell këtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori