LAJMI I FUNDIT:

Grenell i drejtohet Veselit: SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës – Albini ka të drejtë

Grenell i drejtohet Veselit: SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës – Albini ka të drejtë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një postim, pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe.

Grenell ka bërë një koment në një postim të cilin kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e kishte bërë më 21 janar.

Në postimin e tij, Veseli kishte shkruar se Kosova i është mirënjohëse presidentit amerikan, Donald Trump, për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Kosovës.

“Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve. Shumë faleminderit ambasadorit Rrichard Grenell dhe këshilltarit të sigurisë Robert O’Brien për rolin vendimtar”, kishte shkruar Veseli.

Gjithsesi, reagimi i Grenell vjen pas një deklarate të bërë të enjten nga Kadri Veseli, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

“Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

E lidhur me këtë, diplomati i lartë amerikan ka shkruar: “Kadri, SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës 100 për qind. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Albini ka të drejtë në këtë”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori