LAJMI I FUNDIT:

Greiçevci: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka pësuar nga sulmi në Mançester

Greiçevci: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka pësuar nga sulmi në Mançester

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se asnjë shtetas i Kosovës nuk është i vdekur apo i lënduar nga sulmi në Mançester. ​

Ai ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me autoritetet e Britanisë.


“Ju njoftojmë se pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mançester, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për të kuptuar nëse ndonjë shtetas i Kosovës është prekur në këtë sulm. Ambasada gjithashtu ka kontaktuar me komunitetin tonë në Mançester, me përfaqësues shoqatash, aktivistë dhe familje kosovare. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë të lënduar ose të vdekur, shtetas të Kosovës, në këtë sulm terrorist”, ka shkruar Greiçevci në Facebook.

Ambasada gjithashtu ka dislokuar edhe një diplomat i cili do të qëndrojë në Manchester deri të konfirmimet vendimtare për viktimat dhe të lënduarit.

“Për të qenë në kontakt të vazhdueshëm në terren me autoritetet lokale në Mançester si dhe me komunitetin tonë atje, Ambasada ka dislokuar diplomatin Imer Berisha, i cili do të qëndrojë në Mançester deri të kemi konfirmimet përfundimtare lidhur me viktimat dhe të lënduarit. Imeri mund të kontaktohet në këtë numër telefoni: +447375725450. Ndërsa numri emergjent 24 orësh mbetet ai i njëjti i shpallur mbrëmë: +447961064763. Ju faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin”, thuhet në postimin e ambasadorit të Kosovës në Londër në facebook.

Rreth 22 persona u vranë, kurse mbi 50 u lënduan nga një sulm terrorist dje në qytetin e Manchesterit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori