Jack Grealish arriti të bëhej lojtari i parë britanik që nënshkruan një kontratë të majme sponzorizuese me atlete, në këtë rast me Puman.

Anësori i Anglisë dhe Manchester Cityt u largua nga gjigandi amerikan Nike, atletët e të cilit i kishte veshur që në hapat e parë të karrierës së tij, për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Puman prej 12 milionë euro në sezon.


Kompania gjermane ka dizajnuar tashmë fanellat e Cityt për katër vjet dhe trajneri i tyre Pep Guardiola është ambasador.

Jack Grealish ishte i gjithë buzëqeshur teksa zbuloi zyrtarisht partneritetin e tij fitimprurës të çizmeve me Puma.

Por, si krahasohet marrëveshja e anglezit me markën e veshjeve, me lojtarët e tjerë:

KYLIAN MBAPPE (Nike, 16 milionë funte në vit)

CRISTIANO RONALDO (Nike, 17 milionë funte në vit)

Cristiano Ronaldo tregon palët më të reja të çizmeve Nike në llogarinë e tij në Instagram

LIONEL MESSI (adidas, 20 milionë funte në vit)

Ylli argjentinas Lionel Messi ka një kontratë 'të përjetshme' me adidas me vlerë 18 milionë funte në vit.

ERLING HAALAND (Nike, 22 milionë funte në vit)

Sulmuesi ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat për Man City këtë sezon

NEYMAR (Puma, 25 milionë funte në vit). /Telegrafi/

Ylli i Brazilit dhe PSG-së, Neymar, ka marrëveshjen më fitimprurëse të këpucëve në futboll në baza vjetore

telegrafi sport app