LAJMI I FUNDIT:

Grçeva i drejtohet prokurores Katica Janeva: PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësi dhe demokraci

Grçeva i drejtohet prokurores Katica Janeva: PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësi dhe demokraci

Me një vonesë prej 45 minutave, prokurorja speciale Katica Janeva ka ardhur në kuvendin e Maqedonisë për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht, Tv Nova është penguar që të bëjë emitimin e drejtpërdrejtë në internet të diskutimeve në këtë komision. Sekretari i përgjithshëm i kuvendit, Zharko Denkovski u arsyetua se emitimi i drejtpërdrejtë paraqet shkelje të Ligjit për kuvendin, ligjeve tjera që rregullojnë punën e kuvendit dhe rregulloren e kuvendit.


Në vazhdim të diskutimit, deputetja Sollza Grçeva tha se PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësinë dhe demokracinë, duke theksuar se dashamirët e PSP-së i kanë grisur fanelet e tyre, kur kanë dëgjuar se prokurorja Janeva ka përkrahje të Nikolla Gruevskit. Ajo shtoi se është shumë e zhgënjyer nga puna e PSP-së dhe Katica Janevës.

Goran Misovski nga Partia e re Social Demokrate (PRSD) tha se PSP-në nuk mund ta kontrollojë pushteti, duke theksuar se prokurori Zvrlevski është treguar i shurdhër ndaj bombave të Zaevit.

Deputeti Antonio Milloshosi e pyeti prokuroren Janeva në lidhje me ndonjë lëndë rreth punës së saj në Prokurorinë Themelore Publike. Janeva iu përgjigj se zëri i tij dëgjohet shpesh në përgjimet, ndërkaq për një përgjigje, Janeva i thotë deputetit Milloshoski që të njëjtën ta kërkojë te prokurori publik, Marko Zvrlevski./Telegrafi/