LAJMI I FUNDIT:

Gravura e rrallë e një pinjolli kastriotas: Njihuni me “stërnipin e 11-të të Skënderbeut”! (Foto)

Gravura e rrallë e një pinjolli kastriotas: Njihuni me “stërnipin e 11-të të Skënderbeut”! (Foto)

Në fundin e një ditë që shënonte përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, gazetari dhe studiuesi Auron Tare sjell jo atë, por një pinjoll nga gjaku i tij, portret i rrallë i vendosur në një gravurë, pjesë e Koleksionit Mbretëror të Anglisë.

Është diçka tejet e rrallë, dhe ekzotike sigurisht. Ajo, siç e sqaron dhe Tare në komentin shoqërues të gravurës, përcjell tesheshi.com, shpërfaq faktin se miti i Skënderbeut ishte mjaft i gjallë në Europë dhe shumë shekuj pas vdekjes.


Nga Auron Tare

Meqenëse të gjithë vrapuan për të postuar diçka në kujtim të të madhit Skënderbe, hapa edhe unë arkivin tim për të parë mos kisha ndonjë gjë për të.

Më poshtë po sjell diçka shumë interesante dhe të rrallë për të kuptuar se miti i Skënderbeut vazhdonte ende në Europë shekuj pas vdekjes se tij në Lezhë.

Në Koleksionin Mbretëror të Anglisë, ndër materialet e rralla në arkivën kolosale të saj ndodhet edhe një gravurë e shek të 18-të. Kjo gravurë jep portretin në profil të një personi ende të panjohur nga histografia jonë me titullin e Princit të Albanisë.

Se kush është ky person mbetet për t’u zbuluar, por fakti që ndodhet në koleksionin Mbretëror të Anglisë tregon për interesin që ende pas 4 shekujsh miti i Skënderbeut ishte i gjallë në Europë.

Imazhi i gravurës me përmasa 13.3 x 8.8cm ka profilin e Princit i cili çuditërisht nuk ka përdorur shqiponjën me dy krerë por një shqiponjë perandorake.

Më poshtë mbishkrimi që shoqëron portretin e këtij princi i cili pretendon se vjen nga linja e të madhit Skënderbe:

“Nuk është një vdekatar por është Apollo që flet me zërin e tij”

Ndërsa në medalion shkruhet:

Princi Kastriot i Shqipërisë stërnipi i 11 i të Madhit Skënderbe, 18 shkurt 1751. /tesheshi.com/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori