Gratë që kanë qëndruar në burgjet e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad nuk mund të harrojnë atë që kanë përjetuar ose dëshmuar.
Në takimin e mbajtur në Stamboll, me qëllim të përshkrimit të situatës së grave dhe të miturve në burgjet siriane, takim që u mbështet nga shumë organizata joqeveritare nga Turqia dhe vende të tjera, të pranishme ishin edhe gratë që ishin në burgjet e regjimit të Asadit.
Gratë e arrestuara nga pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Al-Assad, folën për Anadolu Agency (AA) rreth asaj që kanë përjetuar dhe për atë çfarë kanë parë.
Njëra prej tyre është Lula Halilaga, e cila kaloi 3 vite në burg. Ajo tha se në vitin 2013 kaloi një periudhë të shkurtër në paraburgim, kështu që pasiqë u lirua, ajo u arrestua së bashku me burrin e saj. Halilaga tha se në paraburgim ishte në Halep dhe më pas u transferua në burgun Adra në Damask.
“Atje kam qëndruar gati një vit. Pas kësaj erdhi informacioni se më kërkon Byroja Politike. Ata më transferuan në një burg ku ishin vendosur palestinezët. Ishte një vend ku ndodheshin të burgosurit politikë. Aty qëndrova një kohë për të më kthyer përsëri në Adria ku kam qëndruar për më shumë se një vit. Disi kuptova se edhe burri im ishte transferuar atje”, tha Halilaga.
Ajo shtoi se ushtarët e ushtrisë së regjimit çdo ditë përdornin metoda të ndryshme të torturës dhe se ishin të nënshtruar ndaj abuzimit psikologjik dhe fizik.
“Më thanë se edhe burri im është arrestuar dhe disi ia dolëm që të shiheshim. Kur e pashë, nuk mund ta njihja. Ishte në gjendje shumë të keqe. Ata kërcënonin se do të më abuzonin mua për ta detyruar të fliste. Dy orë në ditë ne i ishim nënshtruar torturës. Ata na godisnin dhe nëse alivanoseshim përdornin elektro-shok. Më vonë, na dërgonin në qeli dhe prisnin të na kthehej vetëdija. Çdo ditë ishte kështu”, tha Halilaga.
Ajo tregon se kanë vazhduar ta torturonin duke detyruar bashkëshortin e saj të flasë.
“Ai nuk mund të duronte më. Nga pamja kuptova se do të vdiste atë ditë. Një ditë më vonë më thanë se ai vdiq”, tha Halilaga.
Lula Halilaga tha se viktimat e torturës ishin fëmijë, gra, burra, të rinj dhe të moshuar.
“Kur torturonin dikë, e dërgonin në një vend ku kishte shumë njerëz. Aty kishte fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Para syve tanë ata i zhvishnin burrat dhe i torturonin, madje kemi parë edhe vdekjen e disa prej tyre. Kur mbaronin me ta, radha na vinte neve. Ata torturonin fëmijët nën moshën 12 vjeç për të detyruar nënat e tyre të flasin”, tha Hailaga.
Ajo shtoi se kishte kaluar 3 vjet në paraburgim, pas së cilës gjykata e dënoi atë me 6 vjet burg.
“Por, nëse jepni para në Siri, mund të liroheni. Familja ime ofroi një shumë të madhe parash që u pranua dhe u lirova. Menjëherë pas kësaj, erdhën disa njerëz nga policia, hynë dhe kërkuan më shumë para, ose përndryshe do të vuaja dënimin. Atë natë u arratisa dhe ika në Turqi. Nuk mund të merrja njërin nga fëmijët sepse ishte tek vjehrra që jetonte në zonën që ishte nën kontrollin e regjimit, por mora me vete 3 fëmijët tjerë”, tregon Halilaga.
Ajo shtoi se ishte njëra nga ato pak njerëz që kanë arritur të dalin nga burgu. Halilaga pohon se në burgje ka ende fëmijë, gra dhe burra që janë viktima të torturës.
Fatin e ngjashëm e përjetoi edhe Muna Kousha, e cila me burrin dhe 3 fëmijët e saj jeton në Turqi. Ajo u arrestua më 10 gusht të vitit 2010 pranë kufirit turk.
“Arsyeja për të cilën u akuzua familja jonë ishte dëshira për liri. Kjo është arsyeja pse ne u arrestuam. Pasi u arrestuam në Halep, iu nënshtruam torturave. U sëmura nga torturat që pashë në javën e parë të arrestimit dhe më pas u transferova në spital. Pas trajtimit më dërguan në burgun në Homs. Më vonë, më nxorrën para Gjykatës Ushtarake në Homs dhe më kthyen përsëri në Halep. Nga Halepi më nxorrën para gjykatës në Idlib. Rreth katër muaj i kalova në paraburgim. Më vonë, familja ime pagoi një shumë të caktuar parash për të më liruar”, tha Kousha, e cila më pas me burrin dhe fëmijët e saj iku në Turqi.
Ajo falënderoi autoritetet turke për gjithçka që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për refugjatët sirianë.
Kousha gjithashtu foli edhe për Autokolonën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit, qëllimi i së cilës është të tregojë gjendjen e grave të burgosura dhe kërkimin për lirimin e tyre, e cila vitin e kaluar u largua nga Stambolli në drejtim të Hatayit.
“Ne në kufi organizuam protesta. Kemi arritur rezultate të mira. Qëllimi ynë është të ndihmojmë në lirimin sa më të shpejtë të të burgosurve. Gratë po dhunohen”, paralajmëroi ajo.
Anna Stamou, nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Shoqatës Muslimane në Greqi, e cila mbërriti në Turqi për të mbështetur Lëvizjen e Ndërgjegjësimit, vuri në dukje rëndësinë e organizimit të demonstratave dhe thirrjen për lirimin e grave dhe fëmijëve.
“Grave siriane u është shuar zëri plotësisht. Nëse ne ngremë zërin për ta, ata do të vijnë në situatë të flasin për veten. Turqia luan një rol të rëndësishëm në Siri, siguron strehim për refugjatët sirianë dhe e bën këtë pavarësisht nga problemet ekonomike në vend”, tha Stamou.
Ajo gjithashtu foli edhe për situatën e refugjatëve sirianë në Greqi.
“Aktualisht në Greqi ka rreth 70 mijë refugjatë. Shumica e tyre vijnë nga Siria. Për shkak të situatës ekonomike në të cilën gjendet Greqia, sirianët dhe refugjatët e tjerë nuk kanë ndërmend të qëndrojnë atje. Greqia është vetëm një urë për vendet ku ata duan të shkojnë. Refugjatët sirianë të cilët qëndrojnë në kampe dhe në qytete ballafaqohen me probleme. Gjendja e tyre nuk është shumë e mirë”, tha Stamou.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre