LAJMI I FUNDIT:

Gratë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja protestojnë në New York, kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale nga Serbia gjatë luftës  

Gratë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja protestojnë në New York, kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale nga Serbia gjatë luftës  

Me moton “Rally fot her justice”, para konsullatës së Serbisë në New York sot do të protestojnë gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina përmes së cilës kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale që ushtruan kriminelët serbë gjatë luftës.

Reklama

Kjo iniciativë është nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi.

Iniciativën e deputetes Vasfije Krasniqi e kanë mbështetur deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj.

Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda
Lexo po ashtu Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur këtë iniciativë, ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka kërkuar që të dënohen kriminelët serbët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Edhe kryeministri Kurti i është bashkuar nismës “RallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë. Më 28/10 në #NYC të gjithë duhet të paraqiten përkrah VasfijeKrasniqi dhe #RallyForHerJustice”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, deputetja Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një ditë më parë në Ambasadën e Kosovës në SHBA është takuar me ambasadorin Valdet Sadikun.

“Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarat e luftës që ende kërkojnë drejtësinë”, shkruan Sadiku në Twitter.

Krasniqi ka takuar edhe kongresmenin, Lee Zeldin.

Edhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështetë këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi.

Ndryshe, në luftën e fundit për çlirimin e vendit, 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq, ndërkaq në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.

Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar rreth 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.

Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për rreth 1.647 persona ende nuk dihet asgjë

Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Në mesin e tyre ka gra, burra dhe të mitura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Lajme
Kalo në kategori