LAJMI I FUNDIT:

Gratë me kancer të pashërueshëm të gjirit tani mund të marrin një medikament imunoterapie që zgjat jetën në Mbretërinë e Bashkuar

Gratë me kancer të pashërueshëm të gjirit tani mund të marrin një medikament imunoterapie që zgjat jetën në Mbretërinë e Bashkuar

Dhjetëra gra britanike që luftojnë me kancerin e pashërueshëm të gjirit tani do të kenë të drejtë për një ilaç që zgjat jetën në NHS.

Mbikëqyrësit mjekësorë janë kthyer dje (e mërkurë) pasi fillimisht refuzuan ilaçin për çmimin e tij prej 8,800 eurosh. Kjo do të thotë se ilaçi ‘kërko dhe shkatërro’, i quajtur Keytruda, mund të jepet në kombinim me kimioterapinë për gratë me kancer sekondar të pashërueshëm të gjirit trefishtë negativ.


Baronesha Delyth Morgan, shefe ekzekutive e “Breast Cancer Now”, tha se masa ishte ‘lajm absolutisht fantastik’ për rreth 100 gra që marrin diagnozën çdo vit.

Ajo pohoi se “sjell shpresë për gratë e diagnostikuara për të cilat mund të sjellë kohë të çmuar shtesë përpara se sëmundja e tyre të përparojë dhe më shumë muaj për të jetuar dhe për të kaluar kohë me të dashurit dhe duke bërë atë që ka më shumë rëndësi për ta”.

Testi i thjeshtë i pështymës për kancerin e gjirit mund të shpëtojë mijëra persona nën 50 vjeç, tregon studimi
Lexo po ashtu Testi i thjeshtë i pështymës për kancerin e gjirit mund të shpëtojë mijëra persona nën 50 vjeç, tregon studimi

Kanceri i gjirit trefish negativ është një formë veçanërisht agresive e kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se i ka ndihmuar pacientët terminalë të mbijetojnë 23 muaj kur kombinohen me kimioterapinë, krahasuar me vetëm 16 muaj me trajtim standard.

Prodhohet nga një degë e kompanisë farmaceutike Merck – e cila prodhon gjithashtu një pilulë anti-virale Covid të përdorur në Britani. I dhënë me injeksion çdo dy javë, pembrolizumab është një lloj imunoterapie që synon në mënyrë specifike kancerin e gjirit trefish negativ.

Dy simptomat të cilat asnjë femër nuk duhet t’i injorojë
Lexo po ashtu Dy simptomat të cilat asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Është gjithashtu i disponueshëm në NHS për pacientët me kancer të mushkërive dhe për ata me melanoma, limfomë Hodgkin dhe kancer të fshikëzës. Ilaçi funksionon duke bllokuar aktivitetin e një proteine ​​të njohur si PD-L1, e cila prodhohet në sasi më të mëdha në qelizat kancerogjene sesa qelizat normale.

Duke bllokuar PD-L1, ai ndihmon qelizat imune të vetë personit të sulmojnë kancerin. Ai e bën këtë duke aktivizuar PD-1 një proteinë që gjendet në qelizat T që lidhet me PD-L1 – duke lejuar qelizat imune të kërkojnë dhe shkatërrojnë qelizat kancerogjene.

Pacientët gjithashtu nuk duhet të kenë kryer kimioterapi për sëmundje të avancuar dhe të kenë një tumor të paoperueshëm për t’u kualifikuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori