LAJMI I FUNDIT:

Gratë e lindura në këto tri shenja të horoskopit bashkëshortin e tyre mund ta ndryshojnë për 180 shkallë

Gratë e lindura në këto tri shenja të horoskopit bashkëshortin e tyre mund ta ndryshojnë për 180 shkallë

Ua dinë pikat e dobëta, e ndryshojnë më së shumti partnerin dhe në këtë drejtim janë shumë të shkathëta!

Këto gra jo vetëm që ua bëjnë jetën më të bukur, por arrijnë edhe t’i ndryshojnë për të mirë, madje pa u bërë presion, pa i bërë shantazhe dhe pa i kërcënuar – kështu që as ata vetë nuk e vërejnë që kanë përmirësuar disa të meta të tyre.


Disa shenja horoskopi kanë ndikim aq të fuqishëm në gjininë tjetër, sa që do të arrijë të transformojnë partnerin e tyre sa hap e mbyll sytë! – transmeton Telegrafi.

Shigjetari

Gruaja e shenjës së Shigjetarit e di si ta bëjë shtëpinë të rehatshme madje edhe me të ardhura minimale. Është e bindur që jeta është krijuar për t’u kënaqur, e di edhe si ta bëjë të tillë. Megjithatë, që ajo t’i bëjë të gjitha këto, është e nevojshme që burri t’i japë asaj të gjithë kontrollin mbi të ardhurat.

Do të jetë e lehtë ta bindësh atë se është më e mira dhe, më e rëndësishmja, do të jetë me të vërtetë! Në këmbim, ajo është shumë besnike, e kujdesshme dhe e butë.

Ujori

Nuk ka grua më joegoiste se ato të shenjës së Ujorit, por për të qenë e tillë ndaj partnerit të saj, e gjitha që është e nevojshme është që t’i tregojë që e do.

Ajo kurrë nuk do ta qortojë partnerin për ditëlindjet dhe përvjetorët e harruar, por me të vetmin qëllim – që nga ai të bëjë një burrë të suksesshëm! Prandaj, nëse jeni në një lidhje me një grua Ujor, sigurohuni që ajo do t’ju udhëheqë me shumë inteligjencë gjatë jetës dhe do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura.

Virgjëresha

Për meshkujt që janë “koprracë” ndaj parave, gruaja e shenjës së Virgjëreshës është shumë “e shkathët”. Ajo do të bindë edhe koprracin më të madh se duhet të hapë portofolin dhe të shpenzojë për kënaqësi të ndërsjellë.

Virgjëreshat janë jashtëzakonisht inteligjentë, ata i gjykojnë shumë mirë njerëzit dhe sapo të takojnë “burrin” e tyre, do të dinë saktësisht se cilët “butona” të shtypin për të realizuar dëshirat e tyre, madje edhe nëse kjo u kërkon të punojnë pak më shumë në shtrat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori