LAJMI I FUNDIT:

Gratë e kthyera nga Siria tregojnë sa paguheshin ato dhe burrat e tyre nga ISIS-i

Gratë e kthyera nga Siria tregojnë sa paguheshin ato dhe burrat e tyre nga ISIS-i

Dhjetëra gra janë kthyer nga Siria pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë ka ushtruar kallëzim penal ndaj disa të pandehurave nën dyshimin se të njëjtat kishin kryer veprat penale Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake.


Portali.info ka arritur të sigurojë dëshminë që njëra nga të akuzuarat e ka dhënë në Prokurorinë e Shtetit.

23 vjeçarja, emër i njohur për redaksinë e cila atje kishte shkuar bashkë me bashkëshortin e saj ka rrëfyer se kur i është bashkuar Sirisë nuk e ka ditur që është organizatë terroriste dhe se nuk i ka interesuar ajo punë.

“Nuk kam mëndu shumë në atë drejtim as nuk më ka interesuar ajo. E kam ditë që në Siri luftohet kundër Asadit dhe arsyeja kryesore që kam vendos të shkojë atje ka qenë burri im”, ka deklaruar në Prokurori 23 vjeçarja.

23 vjeçarja më tej ka treguar edhe shumën që merrnin në formë page nga ISIS. E pyetur a është paguar burri i saj nga ISIS , ajo është shprehur: “Po e ka pas pagën 50 dollarë për person, ashtu që 100 dollarë i kemi marrë rregullisht. Dhe të hollat i kemi shfrytëzu vetëm për ushqim sepse banesa ka qenë pa pagesë”.

Tutje ajo ka njoftuar se banesa ku ka qëndruar ka qenë pronorë e sirianëve të larguar për shkak  të luftës.

23 vjeçarja ka mohuar se po t’i jepej rasti do të shkonte përsëri në Siri, pasi është e dëshpëruar nga gjendja atje.

Ndryshe, deri tash ende nuk kanë filluar seancat në gjykatë ndaj të akuzuarve.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të ashtuquajtur “Shteti Islamik”. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë. /Portali.info/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori