Granit Xhaka flet për ndeshjen në Serbi dhe pensionimin e Xherdan Shaqirit

Granit Xhaka foli në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën, ku u ndal edhe te fishkëllimat dhe fyerjet që mori në Serbi. Zvicra humbi 2-0, në një ndeshje që kishte raste dhe penallti që humbi dhe mund të kishte përfunduar ndryshe. “Do të isha befasuar po të ishte ndryshe”, ka thënë Xhaka kur është pyetur për fishkëllimat nga tifozët serbë. Tutje ai ka thënë se lojtarët e Serbisë ishin shumë korrekt gjatë ndeshjes.

Se sa i rëndësishëm është Granit Xhaka për Zvicrën, këtë e ka treguar përzgjedhjësi Murat Yakin në konferencë për shtyp. “Qartë se ai do të luajë për kohë të gjatë. Lojtarët e tjerë do t’i japin fund para tij. Ai e shijon futbollin aq shumë dhe e udhëheq gjithë ekipin”, deklaroi Yakin.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































