Skena është gati për tashmë natën më të madhe në muzikë.
Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy rikthehet sonte për të festuar më të mirët në muzikë.
Shfaqja e këtij viti u riformua në dritën e zjarreve masive shkatërruese në Los Angeles.
“Çmimet Grammy sivjet do të kenë një kuptim tjetër: mbledhjen e fondeve shtesë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës nga zjarri dhe për reaguesit e parë që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur tonat”, tha CBS më parë në një njoftim për shtyp.
Më poshtë ua sjellim disa informacione të rëndësishme përpara ngjarjes vjetore:
Ku të shikoni Grammy Awards?
Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy do të transmetohet drejtpërdrejt më 2 shkurt në stacionet televizive CBS duke filluar nga ora 20:00 me kohën Lindore.
Ku tjetër do të transmetohen?
Çmimet Grammy do të transmetohen drejtpërdrejt dhe sipas kërkesës në Paramount+ në ShBA. Shfaqja është e disponueshme drejtpërdrejt dhe sipas kërkesës për Paramount+ me abonentë të ‘Showtime’.
Si të shikoni momentet kryesore në tapetin e kuq?
CBS Los Angeles do të ofrojë një mbulim të veçantë të transmetimit të drejtpërdrejtë të tapetit të kuq në orën 19:00 ET/4 pasdite PT.
Akademia e Regjistrimit do të ketë përmbajtje ekskluzive Grammy, duke përfshirë intervista në tapetin e kuq, që do të transmetohen drejtpërdrejt në live.GRAMMY.com.

Kush janë të nominuarit për Grammy?
Beyonce kryeson nominimet me 11 gjithsej për albumin e saj country “Cowboy Carter”. Ajo është artistja më e nominuar në historinë e shfaqjes së çmimeve, me 99 nominime gjithsej përgjatë karrierës.
Pas Beyonce, është një garë e barabartë për të nominuarit e tjerë kryesorë me Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone dhe Charli XCX secila me shtatë nominime. Taylor Swift, Chappell Roan dhe Sabrina Carpenter janë secili të nominuar për gjashtë çmime.
Kush do të performojë në Grammy Awards?
Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës do të dalin në skenë, duke përfshirë Charli XCX, Sabrina Carpenter, Billie Eilish, Shakira dhe Chappell Roan.
Will Smith, Stevie Wonder dhe Janelle Monae do t’i bëjnë homazhe producentit legjendar Quincy Jones, i cili vdiq në nëntor.
Do të shfaqen gjithashtu Brad Paisley, Brittany Howard, Chris Martin nga Coldplay, Cynthia Erivo, Herbie Hancock, Jacob Collier, John Legend, Lainey Wilson, Sheryl Crow dhe St. Vincent.
Artistë të tjerë që pritet të performojnë përfshijnë Benson Boone, Doechii, RAYE dhe Teddy Swims.
Kush prezanton në Grammy Awards?
Taylor Swift, e cila muajin e kaluar përfundoi turneun “Eras”, nuk po performon por do të jetë në rolin e prezantueses.
Prezantues të tjerë do të përfshijnë Cardi B, Gloria Estefan, Olivia Rodrigo, Queen Latifah, SZA, Victoria Monet dhe Anthony Kiedis dhe Chad Smith të “Red Hot Chili Peppers”.
Kush do të udhëheq ceremoninë e këtij viti?
Komediani dhe ish-prezantuesi i ‘talk show-t’, Trevor Noah, u zgjodh të presë çmimet Grammy për të pestin vit radhazi. Është i njohur më shumë për suksesin e tij si ish-prezantues i programit të natës vonë të Comedy Central “The Daily Show”.
Ku mbahen çmimet Grammy?
Ceremonia për ndarjen e 67-të të çmimeve Grammy do të zhvillohet në Crypto.com Arena në Los Angeles. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Fifi dhe Luiz Ejlli vijnë me "Ama Ama"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës